6.1 C
Pristina
Monday, January 25, 2021
Home SOCIALE 2 raste të reja me COVID-19 në Kosovë ,gjithsej 90 të infektuar

2 raste të reja me COVID-19 në Kosovë ,gjithsej 90 të infektuar

Edhe dy raste të reja kanë rezultuar se janë prekur nga koronavirusi,shkruan InforCulture.Info

Këtë e kanë bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës me antë të një postimi në faqen e tyre në facebook.

Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Podujevë dhe tjetri në Prishtinë.

Ky është postimi i plotë :

DY RASTE ME COVID-19!

Sot me 28.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (38) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Podujevë dhe tjetri në Prishtinë.

Nga data 08.02.2020 deri me 28.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1029 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, rezultojnë pozitive gjithsej nëntëdhjetë (90) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.875 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 28 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 623.296 raste të COVID-19 dhe 28.841raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (106.258), Italia (86.498), Kina (81.394), Spanjë (72.248), Gjermani (53.340), Irani (35.408), Francë (32.964), Mbretëri të Bashkuar (17.089), Zvicër (13.377), Holandë (9.762), Belgjikë (9.134), Austria (8.030), Turqi (5.698), duke vazhduar me vendet fqinje Greqi (1. 061), Slloveni (684), Serbi (659), Kroaci (657), Maqedoni e veriut (241), Shqipëri (197) dhe Mali i Zi (82).
Deri me 28 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (9.134), Spanjë (5.812), Francë (1.995), Mbretëri të Bashkuar (1.019), Holandë (639), Gjermani (399), Belgjikë (353), Zvicër (242), Turqi (92), Austri (68), Danimarkë (65), Greqi (32), Poloni (17), Luksemburg (15), Hungari (11), Serbi (10), Shqipëri (10), Slloveni (9), Kroaci (5), Maqedoni e veriut (4) dhe Mali i Zi (1).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

”Mos më thoni se s’vjen më, Do e pres te pragu i derës,..”

MOS MË THONI ...Mos më thoni se vdiq,Mos më thoni se nuk është më,I miri e...

Në Shkurt 1939, në Madison Square Garden të New York-ut rreth 20,000 simpatizantë nazistë morën pjesë në një tubim të organizuar nga German American...

Nga Sokol NeçajGrupi i njohur German American Bund (Bund gjermanisht është "aleancë") ishte një nga grupet më...

Ja pse macet e pastrojnë vetën pasi t’i përkdhelni

Kafshët më të preferuara janë macet dhe qentë. Edhe pse qentë e fitojnë sfidën me macet është për t’u thënë se macet...

Mos e mbani teshtimën ! Ky është rreziku

Nëse jeni gati duke teshtitur, edhe nëse jeni në një vend të qetë, mjekët rekomandojnë që ta nxirrni teshtimën. Një 34-vjeçar nga...

Recent Comments