Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka njoftuar të martën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të bëhen epiqendra globale e pandemisë së coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rastet e konfirmuara nga coronavirusit në të gjithë botën kanë tejkaluar shifrën prej 377 mijë, duke u përhapur në 194 vende.

Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris, në një konferencë për shtyp në Gjenevë, ka thënë se numri i të infektuarve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është përshpejtuar me të madhe.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit, 85 për qind e rasteve të reja ishin në Evropë dhe në SHBA, dhe përqindja e kësaj të fundit ishte 40 për qind.

Që nga e hëna, me virus janë infektuar më shumë se 42,000 njerëz në SHBA, ndërsa 559 të tjerë kanë ndërruar jetë.

E pyetur nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të bëhen epiqendra e parë, Harris potencoi se mund të jetë e mundur.

“Ne po shohim një përshpejtim shumë të madh të rasteve në SHBA, kështu që ekziston potenciali”, ka thënë ajo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here