Categories: KËSHILLA

Mënyrat për të mbajtur të gjallë jetën tuaj sociale ndërsa jeni në shtëpi

Distanca sociale nuk duhet të nënkuptojë izolimin social.

Për të ardhmen e afërt, ne jemi zyrtarisht në një epokë të distancimit social. Për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së sëmundjes së re Coronavirus, i njohur gjithashtu si COVID-19, zyrtarët e shëndetit publik dhe shkencëtarët po rekomandojnë që të qëndrojmë larg grupeve të mëdha të njerëzve sa më shumë që të jetë e mundur – dhe madje të kufizojmë shoqërizimin në grupe të vogla në shtëpitë tona, transmeton Telegrafi. Kjo po i lë njerëzit të ndjehen të vetmuar, të irrituar dhe të shkëputur ndërsa janë të mbërthyer në shtëpi në emër të shpëtimit të jetës.

Më poshtë gjeni disa nga mënyrat se si të vazhdoni ende jetën tuaj sociale:

Biseda në telefon qoftë me apo pa video do t’ju ndihmojë

Tani është koha për një telefonatë dhe rilindje të bisedës me video! Të shkruarit është gjithashtu i shkëlqyeshëm, por kur ne po përpiqemi të kompensojmë rënien e papritur të kontaktit njeri-njeri, të dëgjuarit e zërave të miqve tuaj dhe të shihni fytyrat e tyre është e rëndësishme. (Vetëm sigurohuni që të flisni për gjëra të tjera përveç panikut të Coronavirus ndonjëherë.)

Nëse doni të dini se si mund të duket një mbledhje virtuale, shikoni The Circle në Netflix.

Mbani miqtë në telefon/ekran edhe kur nuk bisedoni në mënyrë aktive.

Biseda me video nuk do të thotë të ulesh, të bisedosh me miqtë e tu në FaceTime me orë të tëra. Asnjë pandemi nuk do të më bëjë papritmas llojin e personit që dëshiron të angazhohet vazhdimisht shoqërisht. Por gjatë një kohe të distancës shoqërore, diçka thelbësore mungon në një pjesë të madhe të jetës sonë: shansi për të ekzistuar në heshtje rreth njerëzve të tjerë.

Shikojini gjërat së bashku

Nata e filmit nuk ka pse të jetë diçka e së kaluarës vetëm për shkak të një distancimi të vogël social. Faqet si: Watch2Gether, Gaze, Twoseven dhe Netflix Party ju ndihmojnë të sinkronizoni transmetimin në mënyrë që ju dhe miqtë tuaj të mund të shijoni duke parë filma ose TV — së bashku. Madje, mund t’i përdorësh ato për të parë video qesharake në YouTube.

In For Culture

Recent Posts

Sa kohë i duhet njerëzimit të zbulojë një vaksinë / Shembuj historik

Në të gjithë botën, shkencëtarët po punojnë me shpejtësi rekord për të zhvilluar një vaksinë…

2 hours ago

Si të përdorni sodën e bukës për flokë të gjatë e të shëndetshëm

Flokët janë një pjesë shumë e brishtë e trupit të njeriut por shumë i rëndësishëm…

2 hours ago

Gjon Mili, fotografi shqiptar që çuditi Hollywood-in

Gazeta  franceze “Nuit et Jour” ka botuar, me 12 korrik të 1945, në faqen n°8,…

3 hours ago

Arnold von Harff: Si e fliste Skënderbeu gjuhën shqipe

Arnold von Harff, një kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman, u lind rreth vitit 1471 në…

4 hours ago

Hapja e shkollës shqipe për vajza në Korçë, historia e luftës kundër injorancës

“Historia e shkollës së parë shqiptare për vajza, është si një romancë plot aventura. Është…

5 hours ago

Zogu me sistem aerodinamik të një “avioni luftarak” thyen rekordin botëror të fluturimit

Një zog që thuhet të ketë ndërtimin aerodinamik të një “avioni luftarak” është gjurmuar duke…

5 hours ago