Categories: SOCIALE

Knfirmon IKSHPK: Shënohet viktima e parë nga coronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar se sot ka ndërruar jetë pacienti i shtrirë në Klinikën Infektive, i cili ishte i infektuar me virusin COVID 19.

Në njoftimin e IKSHPK thuhet se ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19.

“Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00.

ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19.

Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2.

Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK).

Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive.

Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

——-

Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë personi i infektuar me virusin COVID 19, i cili është nga Duminca e Podujevës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka publikuar familja përmes një postimi në Facebook.

Viktima është një 82-vjeçar, babai i të infektuarit të parë nga kjo familje, që kishte ardhur nga Italia, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka shkuar në 31 numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë.

Rasti i fundit që ka rezultuar pozitiv është thënë të jetë një 31-vjeçar nga fshati Senik i Malishevës.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë 298,393 njerëz të infektuar, 12,755 të vdekur dhe 91,540 të shëruar.

In For Culture

Recent Posts

72 TË SHËRUAR DHE 284 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private…

2 mins ago

Aforizma nga LEONARDO DA VINCI (Leonardo Da Vinçi, 1452-1519)

VOAL – Unë i dua ata që mund të buzëqeshin në telashe, të cilët mund…

3 mins ago

NASA zbulon ujë në sipërfaqen e ndriçuar të Hënës

Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, njoftoi të hënën se ka konfirmuar ekzistencën e ujit në…

21 mins ago

Shkodranët e famshëm që sollën fabrikat e para në Shqipëri, që në 1860-ën

Memorie.al publikon historinë e panjohur të familjes së famëshme shkrodrane, Daragjati ku të parët e…

34 mins ago

Si të pastroni shpejt e shpejt fundin e djegur të tenxhereve

Hej amvisa, e dimë që një prej ëndrrave tuaja në kuzhinë është që tenxheret dhe…

41 mins ago

Sa keq ju bën për lëkurën,detergjenti i enëve?

A ju ndodh ndonjëherë që pasi lani duart nga yndyra apo nga ushqimet dhe papastërtitë…

55 mins ago