Pas lajmit se Volkswageni do të pezullojë prodhimin në të gjitha fabrikat në Europë, edhe prodhuesi tjetër prestigjioz gjerman i automjeteve, BMW, njofton se është duke u përgatitur që të pezullojë prodhimin në fabrikat e tij në Evropë dhe Rosslyn, Afrikë Jugore, deri më 19 prill, me qëllim që të ulë rrezikun e përhapjes së koronavirusit.


Mbyllja e fabrikave do të fillojë nga fundi i kësaj jave, shkruan “europe.autonews.com”.

“Ne e marrim seriozisht përgjegjësinë tonë, si për sigurimin e mbrojtjes ashtu edhe të shëndetit të punonjësve tanë, si dhe për arritjen e balancës më të mirë të mundshme sa i përket fitimit”, ka thënë Oliver Zipse, kreu i kompanisë. , transmeton Koha. “BMW-ja, po ashtu, do të mbyllë edhe shitësit e autorizuar në Evropë pasi që ka rënë kërkesa për veturat e reja”, shtoi Zipse.

Gjithashtu, BMW-ja ka humb shpresat për shënimin e rekordit tjetër për shitjet vjetore të automjeteve për shkak të koronavirusit. Ky prodhues parashikon se shitjet do të jenë “dukshëm më të ulëta” se gjatë vitit 2019 dhe se fitimi do të jetë më i dobëti ndër vite.

Brendet e BMW-së, Rolls-Royce dhe Mini, po ashtu ka thënë se do të ndërprenë prodhimin në fabrikat e tyre në Britani të Madhe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here