Sa Dita-Nata

Edhe në të kaluarën e hershme, në kulturat e lashta nëpër botë, sikurse edhe sot, fenomenet natyrore janë përcjellur gjithmonë si procese dhe faza të ndryshme të natyrës, shkruan InforCulture.info

Popujt e lashtë ishin të ndërlidhur aq shumë me natyrën sa që shumë procese natyrore ndikonin në mënyrë direkte në dinamizmin e jetës së tyre. Në kalendarët e tyre saktësisht ishin të shënuara ditët kur ndodhin solstice dhe ekujnokset, fillimi dhe përfundimi i stinëve të vitit, fazat hënore dhe shumë njohuri të thella astronomike që edhe sot nuk arrihet të kuptohet plotsisht, se si popujt e lashtë kishin aq shumë njohuri për natyrën në kushte primitive.

Sa Dita-Nata në kulturën shqiptare është emruar ekujnoksi pranveror, kur dita dhe nata janë të barabarta, ‘baraz nata-baraz dita’. Kjo ditë shënohej si koha kur dita fillon të i’a marrë anën natës dhe dita fillon të bëhet më e gjatë se nata, si koha e ringjalljes së natyrës dhe të bimësisë së gjelbërt kur gjithçka fillon të gjelbërojë.

Mark Tirta në librin ‘Etnologjia Shqipare” thotë se që nga kjo kohë shqiptarët ndalonin prerjen e drujnjëve dhe të bimësisë së njomë; ‘’as toka nuk preket’’ se është ‘’me barrë’’. Ndër rite tjera që përmend Mark Tirta në këtë ditë janë edhe ritet që kan të bëjën me yshtje, përzehen gjarprinjët nga fëmijët duke tingëlluar kambana, zile, teneqe, duke fërshëllyer nëpër ara e kopshte; kjo ishte ditë praktikash të shumta të karakterit magjitk.

Këtë vit ekujnoksi pranveror shënon në datën 20/3/2022 dhe që nga nesër fillon edhe stina pranverore. Ndërkaq ekujnoksi tjetër këtë vit do të ndodhë më 22 shtator kur dhe do ta shënojë fillimin e stinës së Vjeshtës.

/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here