Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencë për medie ka thënë se nuk ka më asnjë rast të konfrimuar me coronavirus (COVID-19), në Republikën e Kosovës, duke shtuar se të gjithë të infektuarit tani janë në gjendje stabile, përvec njërit nga ta, i cili është më i moshuar dhe trajtohet me oksigjenoterapi.
Rastet e tjera të testuara kanë dalë negative.
Vitia njoftoi se tashmë janë dy barëra të cilët kanë dhënë një efekt të mirë gjatë trajtimit, dhe në lidhje me sigurimin e këtyre barërave, kanë kontaktuar tashmë kompanitë prodhuese të këtyre barërave, dhe Ambasadën e Japonisë, me shpresën së shumë shpejt do të marrin një kontigjent të këtyre barërave.
“Si sëmundje e re nuk ka ndonjë protokoll të trajtimit antiviral, ne sot kemi marrë informacione se disa nga materialet si Rendecivir dhe Favir-Priravir, janë treguar të suksesshëm në trajtimit e të infektuarve. Mënjëherë sot, janë kontaktuar kompanit prodhuese por edhe mabasada e Japonisë, dhe shpresojmë se një kontigjen do të merret sa më shpejt”, tha Vitia.
Kontakt ka pasur edhe me ambasada të ndryshme me pajisje dhe materiale shtesë.