Smartfonët mbledhin papastërti të mëdha, që nganjëherë konsiderohen të jenë më të rrezikshme se disa papastërti që gjenden edhe në tualetet publike.

Meqenëse është një mjet shumë i nevojshëm në baza ditore, telefoni duhet të mbahet pastër, në mënyrë që të mos përhapë ndonjë virus, sa do që i lani duart dhe mundoheni të jenë nën kontroll, transmeton Telegrafi.

Por, pastrimi i smartfonit nuk është i lehtë, sepse mund të depërtojë brenda uji dhe ta dëmtojë, duke e pamundësuar funksionimin e rregullt. Që të dezinfekrohet smarfoni, mënyra më e mirë është që fillimisht të ndalet, si dhe t’i largohen të gjithë aksesorët.

Të përzihet shamponi për pastrimin e duarve me ujë, për qa sa mendohet se është një masë e duhur, as shumë e hollë apo e trashë që të mbetet më pas në sipërfaqet e telefonit. Mirëpo, në asnjë mënyrë, të mos futet telefoni në atë përzierje edhe nëse është rezistent ndaj ujit.

Në shamponin me ujë, të futet një pëlhurë e butë, e cila duhet të shtrydhet mirë, para se të kalojë nëpër të gjitha sipërfaqet e smartfonit.

Kur kjo të ketë përfunduar, një me një tjetër pëlhurë të butë duhet të thahen sipërfaqet e lagura, por të mos përdoret letra higjienike.

Varësisht nga dëshira, mundeni që ta largonin edhe pjesën e sim kartelës dhe ta pastroni mbajtësen, me shkopinj me pambuk që zakonisht përdoren për pastrimin e veshëve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here