6.1 C
Pristina
Sunday, February 28, 2021
Home SHKENCË/TECH Google paralajmëron faqe të veçantë për koronavirusin

Google paralajmëron faqe të veçantë për koronavirusin

Kompania gjigante amerikane, Google, ka njoftuar se është duke punuar me qeverinë e Shteteve të Bashkuara për zhvillimin e një uebfaqeje mbarëkombëtare, e cila do të ofronte ndihmë për amerikanët, të cilët duan të informohen për simptomat e koronavirusit, faktorët e rrezikut dhe mënyrën e testimit.

“Jemi në bashkërendim të plotë dhe po vazhdojmë të punojmë me qeverinë amerikane për ta kufizuar përhapjen e virusit Covid-19, për t’i informuar qytetarët dhe për ta mbrojtur shëndetin e komuniteteve tona”, thuhet në deklaratën e kësaj kompanie.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e falënderoi të premten gjigantin e teknologjisë për zhvillimin e një faqeje, për të cilën ai tha se do t’i ndihmojë njerëzit për të vendosur nëse kanë nevojë të testohen për koronavirus, duke shtuar se 1700 inxhinierë janë duke punuar për ndërtimin e faqes.

Menjëherë pas deklaratës së presidentit, vlera e aksioneve të kompanisë “Alphabet”, e cila është pronare e kompanisë Google, u rrit për më shumë se nëntë për qind, shkruan “Reuters”.

Zyrtarët amerikanë janë përballur me presion për rritjen e kapaciteteve të testimit të popullatës për koronavirus, i cili tashmë është përhapur në pothuajse të gjitha shtetet e ShBA-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Sulltane Safija nga Dukagjini, një nga gratë më të fuqishme në histori

Arbëria ka luajtur një rol të madh në drejtimin e Portës së Lartë. Numërohen jo pak, por 39 kryeministra me origjinë shqiptare...

George Washington, një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara, të kombit që lejoj të besojë të ëndrra

George Washington (sqt. Xhorxh Uashington) (22 shkurt 1732 – 14 dhjetor 1799) ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të...

Të gjitha “shtetet” e vetëshpallura shqiptare

Nëntë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe të nxitur nga serbët, më 17 korrik të vitit 1921, Zyra jugosllave për...

Dhjetë sekrete të fshehura brenda logove të famshme të studiove filmike të Hollywoodit (FOTO)

Ne jemi njohur me këto logo që kur ishim fëmijë, por pak prej nesh kanë menduar ndonjëherë për atë që mund të...

Recent Comments