Facebook vijon të testojë opsionet e reja. Rrjeti social ka shpërndarë mes punonjësve të tij një test të brendshëm të një aplikacioni të ri mesazhesh, të quajtur “Threads”. Ai do të jetë i lidhur me Instagramin dhe do të mundësojë ndarjen e teksteve, përmbajtjeve multimediale dhe disa të dhënave si pozicioni dhe autonomia e baterisë, me një listë miqsh të seleksionuar.

Pasi të jetë instaluar dhe lidhur me llogarinë në “instagram”, “Threads” do të mundësojë nisjen automatike të disa informacioneve për miqtë më të ngushtë të zgjedhur mes kontakteve. Përvecc azhornimeve të gjendjes, fotografive dhe videove, të modifikueshme me filtrat e instagramit, mund të ndahet në kohë reale edhe pozicioni gjeografik.

Kjo sidoqoftë nuk do të jetë konstante; kontaktet nuk do të dinë ekzaktësisht se ku ndodhen të tjerët, por në një farë mënyrë do të mësojnë nëse po lëvizin. “Therads” do të ketë edhe një funksion direkt mesazhesh, të ngjashëm me atë të instagramit, që për një periudhë ishte e mundur të përdorej përmes aplikacionit të ndarë “Direct”, por më pas u mbyll.

Ashtu sicc ndodh në messenger, edhe këtu, një topth i gjelbër do të tregojë se cilët kontakte janë online.
Për të aktivizuar funksionet automatike të “Threads”, sidoqoftë, do të jetë e nevojshme të japësh pëlqimin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here