6.1 C
Pristina
Sunday, January 24, 2021
Home SOCIALE Katër të infekuarit e fundit, tre nga Malisheva një nga Llapi

Katër të infekuarit e fundit, tre nga Malisheva një nga Llapi

Edhe katër raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në laboratorin e mikrobiologjisë në Kosovë. Numri i plotë i të prekurve tani në Kosovë është nëntë.

Tre të prekur vijnë nga komuna e Malishevës, ndërsa njëri është nga Llapi. Ky i fundit së fundi kishte ardhur nga Italia, shteti i cili po konsiderohet epiqendra e shpërndarjes së virusit.

Qeveria ka futur tanimë tre komuna në karantinë, ato të Vitisë, Malishevës dhe Klinës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, ka konfirmuar komunat prej nga vijnë të infektuarit me COVID-19.

‘’Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus).’’, ka shkruar ai.

‘’Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19. Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.’’

‘’Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente.’’, shtoi Vitija. /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Misteri i madh i shekullit të kaluar: Cili është shkaku i vdekjes së tmerrshme të nëntë malorëve

Para plot 62 vitesh një grup prej nëntë studentësh është nisur në kamping në malin rus Ural. Dy javë më vonë trupat...

Sikur toka e uji t’i ndërronin vendet…?!

71% e Tokës është e mbuluar nga uji dhe toka në të cilën jetojmë përbën vetëm 29% të planetit tonë.

‘Ishte fundi i botës’: Tërmeti që shkatërroi Durrësin në vitin 1267

“Pas pak kohe, një ngjarje fatkeqe dhe e trishtë ndodhi në Durrës. Brenda muajit të korrikut, zhurma të pazakonte e bënë tokën...

A e dini çfarë ndodh në trup kur pini Coca-Cola?

A e dini çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një Coca-Cola? Kjo pije është një nga pijet më të këqija për...

Recent Comments