Koronavirusi ka infektuar më shumë se 100000 njerëz në mbarë botën. Me të gjitha masat e marra, është e natyrshme që të shqetësoheni sa herë ndieni një gërvishtje në fyt apo keni pak kollë.

Pavarësisht se koronavirusi është padyshim diçka për tu marrë seriozisht, shancet e infektimit janë ende të ulëta. Për këtë arsye, Dr. Greg Poland, professor mjekësie dhe sëmundjeve infective, tregoi për CNN dallimin mes alergjive, gripit dhe koronavirusit.

Kruarje sysh? Sekrecione nga hundët? Me shumë mundësi keni alergji.

Dr. Poland thotë se për të dalluar një alergji duhet të keni parasysh në jeni prekur në sy dhe hundë. Një kruarje në lëkurë mund të pritet gjithashtu.

Gripi dhe koronavirusi janë më sistematikë, ata ndikojnë të gjithë trupin tuaj.

Dr. Poland tregon: “Gripi dhe koronavirusi mund të mos shkaktojnë bllokim hundësh. Mund të keni dhimbje fyti, kollë, ethe dhe marrje fryme.”

Ai thotë se ka shumë pak mundësi që një alergji të rezultojë në rritje temperature, kështu që kushtojini vëmendje temperaturës së trupit tuaj.

Ajo që e rrit shqetësimin për koronavirus është marrja e frymës. Poland thotë se virusi mund të shkaktojë pneumoni

Rastet me koronavirus zakonisht vijnë me një kontekst. Mjekët do t’ju pyesnin nëse keni udhëtuar kohët e fundit, keni qënë në kontakt me dikë që ka udhëtuar, apo nëse jetoni pranë zonës së shpërthimit të epidemisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here