Pronarët e kafshëve shtëpiake mund të ndihen më të qetë pasi që nuk ka asnjë provë që kafshët shtëpiake si qen ose mace mund të infektohen me koronavirus, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Ashtu si viruset e mëparshme SARS, Covid-19 transmetohet kryesisht përmes pikave të kollitjes, teshtitjes, pështymës ose shkarkimit nga hunda. Ndërsa kafshët shtëpiake krijojnë pikëza mjaft të lehta, ekzistojnë pengesa domethënëse që virusi të bartet nga njerëzit te kafshët, dhe anasjelltas.

OBSH thotë se: Aktualisht, nuk ka asnjë provë që kafshët  shtëpiake të tilla si qen ose mace mund të infektohen me koronavirusin e ri.

Në Kinë, zyrtarët lokalë të një fshati në provincën Zhejiang u kërkuan të gjithë banorëve të karantinojnë kafshët dhe therën të gjithë qenët endacakë në rrugë. Një fshat tjetër në Kinë bëri një rregull të ngjashëm në fund të janarit për të vrarë kafshët për të ndikuar në mos përhapjen e virusit.

Covid-19 mendohet se ka origjinën nga mishi i kafshëve të ngordhura në një treg në Ëuhan, i cili përfundimisht u përhap te njerëzit. Por kafshët e gjalla duket se janë të sigurta. OBSH këshillon se janë pronarët e kafshëve shtëpiake ata që rrezikojnë më shumë ta përhapin virusin sesa kafshët shtëpiake.

CHANGCHUN, CHINA – MARCH 04: A pet dog wearing face mask walks with owner on snow amid novel coronavirus outbreak on March 4, 2020 in Changchun, Jilin Province of China. (Photo by Zhang Yao/China News Service via Getty Images)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here