Shumë shpesh është thënë nga media të ndryshme së Nënë Tereza nuk dinte të shkruante gjuhën shqipe, por e vërteta është ndryshe!
Albert Ramaj, gjatë kërkimeve nëpër arkiva të vendeve të Evropës zbulon tri letra të nobelistes shqiptare Nënë Tereza në gjuhën shqipe, këto letra ajo i kishte dërguar të vëllait të saj Lazerit, gjatë viteve 1975-79.
Letrat janë shkruar në dialektin gegë dhe mund të lexohen rrjedhshëm:
“Vllau jem dhe Maria e dashtun / Mbaj uzdaj (shpresë) se je mir dhe qi operacioni asht marue. Motrat dhe une jemi tuj u lut shum per ty. Me shum dashuni vllau i jem t’puthi fort. Motra jote TERESA!”