Gjithka ju prekni me duar, ushqime, baktere, pluhur, mund të transferohet në telefonin tuaj. Për këtë arsye ka një shqetësim se si t’i mbajmë telefonat të pastër në këtë kohë epidemie.
Një pajisje e quajtur PhoneSoap duket se ka gjetur zgjidhjen.
Ajo vret mikrobet me anë të rrezeve ultravioletë, por ende nuk është testuar nëse është efektive kundër COVID-19. Pavarësisht kësaj, blerjet për këtë pajisje janë rritur me 20 herë.