Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sonte nga Qeveria e Kosovës janë marrë disa vendime.

Është vendosur mbyllja e kufijve dhe që nga e hëna të ndërpriten të gjitha fluturimet drejt Kosovës.

Në vargun e vendimeve të Qeverisë është edhe vendimi ku thuhet se dyqanet ushqimore dhe farmacitë do të mbesin të hapura.

Poashtu bëhet apel që të kenë kujdes të shtuar nga shitësit dhe klientët.

Po ashtu sipas këtyre vendimeve të gjitha lokalet, restorantet do të jenë të mbyllura po ashtu do të ndërpriten të gjitha aktivitetet sportive./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here