Në  fshatin Stantërg ,në Shalë të Bajgorës në Mitrovicë,jo më larg se 50 metra larg nga rruga e asfaltuar ,gjindet e ashtuquajtura “Ujëvara e Stantërgut”.Ky vend mund të themi lirisht se është një mrekulli e pikturuar nga vetë natyra.Uji i kthjellët që rrjedh nga bjeshka e lartë për tu bashkuar me lumin Trepça,i jep madhështinë kësaj ujëvare,shkruan InforCulture.info.

Kjo ujëvarë është ende një destinacion turistik “i pashkelur”  nga turistë duke pasur parasysh se informacioni rreth kësaj ujëvare është i pakët,ani pse vendndodhja e saj nuk është larg nga rruga kryesore që qon në qytetin e Mitrovicës.

Rruga e ngushtë që të qon drejt e tek ujëvara është një rrugë këmbësore që “eksploruesit” e natyrës,nga kurreshtja për të zbuluar më shumë nga ky destinacion kanë vekrijuar. Kjo rrugë ,sa të jep lodhje të jep edhe kënaqësi.Tek rrethohesh nga drunjë të gjatë e të hollë,me gjethe që ngjyrën ua ndërron stina, magjepsesh me cicërimën e zogjëve ,dhe pas rreth 20minutash tis heh veten përballë bukurisë e pastërtisë kristalore të ujëvarës.

Kur e gjithë kjo bukuri gërshetohet me një histori të lashtë që mundë të ketë kjo ujëvarë ,shton edhe më shumë kurreshtjen për të analizuar me precizitet çdo cep të këtij destinacioni.

Por një gjë që nuk mundë të menjanohet pa rënë në sy është fatkeqësisht gjendja jo e kënaqshme e këtij ambienti.

Mund të themi lirisht se të gjithë atë bukuri natyrore ,është vet faktori njeri që në njëfarë mënyre po e shkatërron.

Përvec mungesës së një shtegu për këmbësorë i cili do të lehtësonte çasjen deri tek Ujëvara ,dhe tabelave informuese për ndodhjen e saj, diçka tjetër që bie shumë në sy janë mbëturinat e hedhura nëpër tokë,që i`a humbin paksa madhështinë kësaj ujëvare.

Por pavarësisht gjithçkaje ,ky vend është një nga destinacionet me pamjen më të bukur ,jo vetëm në zonën e Shalës, por në të gjithë regjionin e Mitrovicës, dhe patjetër që i`a vlen të vizitohet.

Në videot dhe fotot që shihni më poshtë ,besojmw që do bindeni që peisazhin që ka kjo Ujëvarë ia vlen ta vizitoni së paku një herë në jetë.

/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here