6.1 C
Pristina
Friday, June 18, 2021
Home KURIOZITETE Kjo është historia e legjendës "Po shkunden plakat"

Kjo është historia e legjendës “Po shkunden plakat”

Kjo gojëdhënë mbi dymijë vjeçare kujtohet çdo muaj prill sipas kalendarit Alla Turke, pikërisht kur moti pëson ndryshime të dukshme. Sipas rrëfimeve të transmetuara nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit Prill lidhen me “mitin e plakave”.

“Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë janë plakat”.Legjenda thotë një herë e një kohë disa plaka u ngjitën në mal dhe thirrën me të madhe: “Lamtumirë Dimër, Vafsh në Djall!”.

Ishte Prill, por dimri vendosi të kthehej sërish. Muaji Prill i kërkoi muajit Shkurt t’i jepte disa nga ditët e tija për t’i ngrirë plakat si për t’ju kujtuar që dimri nuk ka ikur dhe është më i fuqishëm se ato, dhe që është një fenomen natyror që duhet respektuar.

Plakat vdiqën nga i ftohti dhe më pas erdhi pranvera sërish. Madje gojëdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur si në formën e një Plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e Plakës.

Ndaj gati një javë në muajin Prill kthehet dimri, i cili sjell reshje shiu thuajse në të gjithë Shqipërinë dhe pas shirave vjen pranvera e vërtetë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Bukuri arbëreshe në sytë e një fotografi legjendar

MARIO TESTINO KUJTON ORIGJINËN... As fotografi shumë i njohur i modës, Mario Testino, nuk i ka rezistuar tundimit përballë...

RRlTENl shpejtësinë e internetit me këtë truk të thjeshtë

Të gjithë jemi bërë të varur nga interneti. Shumica prej nesh ndjehemi të h umbur pa internet. ProbIemet me...

Vetëm 1 në 5 persona mund të gjejnë gabim në këtë foto: A mund ta gjeni edhe ju?

Diçka që nuk mund të mjaftojnë kurrë janë mashtruest e trurit. Tani, të rinjtë e sotëm preferojnë të rrijnë...

Ku gjendet qyteti ilir Damastion?

Qyteti Damastion për të cilin janë bërë përpjekje të shumta që të lokalizohet përmendet të gjeografi dhe historiani i antikitetit Straboni (vitet...

Recent Comments