Një fotografi e marrë nga “Korça jonë” tregon se si dukej xhamia e Korçës në vitin 1916.

Një fotografi e marrë nga “Korça jonë” tregon se si dukej xhamia e Korçës në vitin 1916.
Këto foto të rralla paraqesin Shqipërinë e viteve 1940. Në foto shfaqen qendrat e disa qyteteve.
1940 është viti kur Kushtetuta shqiptare e deri atëhershme u anulua. Në këtë vit u krijua Partia Fashiste Shqiptare dhe ushtria shqiptare u bashkua me ushtrinë italiane.
Në 28 tetor të këtij viti nisi lufta greko-italiane, në të cilën ushtria italiane pushtoi Greqinë nëpërmjet Shqipërisë.
Një vit më vonë në nëntor 1941 u krijua Partia Komuniste, e cila katër vite më pas, me çlirimin e vendit do të merrte pushtetin.
Tretja është mënyra se si trupi juaj e kthen ushqimin në karburant.
Mesatarisht ky proces zgjat 24 deri në 72 orë, por sa kohë i duhet trupit tuaj për të tretur ushqimin kjo varet nga ajo çfarë konsumoni, sasia që konsumoni, metabolizmi dhe aktiviteti fizik.
Sigurisht që në varësi të ushqimit që konsumojmë ndikohet edhe kohëzgjatja e procesit të tretjes.
Nëse konsumoni produktet e mishit, sistemit tuaj tretës do t’i duhet një deri në tri ditë për ta tretur plotësisht atë.
Gjithçka lidhet me faktin se mishi ka proteina të cilat përbëhen nga aminoacide. Janë pikërisht këto aminoacide që kërkojnë më shumë kohë që të shpërbëhen.
Kur bëhet fjalë për produktet e bulmetit si qumështi, kosi, djathi apo gjiza, trupi arrin t’i tresë ato nga 30 minuta deri në 2 orë. Enzimat në stomakun tuaj ndajnë në molekula të vogla yndyrat dhe proteinat e këtyre produkteve dhe më pas tretja vazhdon edhe në zorrë.
Perimet dhe frutat nga ana tjetër kërkojnë nga trupi më pak se një ditë që të treten. Për perime me përmbajtje të lartë niseshteje, siç janë misrat dhe patatet, sistemit tretës do t’i duhet pak më gjatë se perimet që kanë përqindje të lartë uji në përmbajtjen e tyre. Ndërkohë që perimet e gatuara treten edhe më shpejt duke qenë se gatimi ndikon në përshpejtimin e shpërbërjes së fibrave, duke e ndihmuar sistemin tretës që t’i shpërbëjë ato.
Zakonisht mjekët sugjerojnë që të rinjtë të konsumojnë sa më shumë fruta dhe perime të freskëta, e ndërsa të moshuarit ato të gatuara në avull apo furrë për të lehtësuar tretjen.
Grupi tjetër i madh i ushqimeve janë karbohidratet, të cilat përfshijnë drithërat, biskotat, bukën, makaronat, orizin e shumë të tjera.
Ky grup arrin të tretet nga trupi nga 15 minuta deri në 3 orë në varësi të drithërave që përmbajnë.
Produktet me drithëra të plota, siç klasifikohen shpesh produktet integrale, kanë më shumë fibra, ndaj dhe kërkojnë pak më shumë kohë të treten.
Toka po lëviz me shpejtësi më të larte sesa ka lëvizur 50 vitet e fundit.
Shpejtesia e rrotullimit te tokes ndikohet nga disa faktore te ndryshem si : berthama,atmosfera dhe oqeanet.
Shkencetaret thone se dita mesatare e vitit 2021 do te jete 0.05 milisekonda më e shkurter se shifra normale 84.600 sekonda e cila ben te mundur 24 oret.
Studimet thone se hera e fundit që nje dite mesatare ishte me shkurter se 84.600 sekonda ishte ne vitin 1937./ Shqiperia ime
Maurico Druon, sekretar i akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vetë historia, dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e trojës, të udhëhequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”
Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjitha kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit, Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.
Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë peizazhin më të mrekullueshëm në botë. Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.
Braisllav Nusic: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.
Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.
Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaft vende të botës.”
Gjorgj Hahni: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve. Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.
Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.
Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.
Henry Noel Brailsford: “Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.
Zakonisht thuhet që shumë ilaçe duhet të merren dhe me ushqime, për të mbrojtur stomakun tuaj. Por a e dini se disa ushqime dhe pije duhen shmangur me çdo kusht?
Kjo ndodh pasi ato mund të ndryshojnë mënyrën se si përthith disa ilaçe trupi juaj, në disa raste i bëjnë joefektive.
Disa ilaçe janë krijuar të përthithen ngadalë, dhe disa ushqime e përshpejtojnë këtë proces. Ose dhe e kundërta, disa ushqime japin mundësinë që të përthithen më shumë se çfarë duhet nga ilaçet, që mund të kenë efekte anësore të rrezikshme.
Kur merr ilaçe është gjithmonë më mirë të konsultoheni me doktorin për atë se çfarë mund të bëni dhe çfarë jo.
Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni kur pini ilaçe:
Djathë dhe mish me antibiotik: Nëse jeni duke marrë monoamine oxidase për depresionin duhet të shmangni përdorimin e djathit dhe mishit, po kështu edhe linezoidi, antibiotik që kuron pneumoninë.
Qumësht, antibiotik dhe ibuprofen- Kalciumi i qumështit mund të ndikojë në disa antibiotikë si tetraciklina që kuron aknet, malarien apo kolerën. Duhet të jeni të kujdesshëm dhe nëse ilaçet përmbajnë ciprofloxacin dhe doxycycline, që përdoren për të trajtuar infeksionet bakteriale.
Alkool dhe antihistamina- Reagimet ndërmjet alkoolit dhe këtyre medikamenteve, mund të jetë toksik, por mund të ndryshojë efektin e ilaçit dhe të rrisë efektet anësore.
Pije të gazuara dhe ibuprofen- Pijet e gazuara janë me dioksid karboni, dhe dëmtojnë mjaft me ilaçe që janë me veshje, siç është ibuprofeni. Acidet dëmtojnë veshjet e disa ilaçeve, që do të thotë që shpërbëhen para se të arrijnë objektivin.
Një kufomë misterioze kafshësh u gjet në plazhin e Uellsit. Ekspertët nuk kanë qenë ende në gjendje të sqarojnë se për çfarë gjallese detare bëhet fjalë.
Prishja e kufomës thuhet se është aq e deformuar, sa që ekspertët nuk po arrijnë të përfundojnë se për çfarë lloji bëhet fjalë.
Mbetjeve të gjata 23 metra i mungonin koka dhe disa nga gjymtyrët, shkruan Indeksonline.
Fillimisht ëstë dyshuar që mund të jetë balenë, por ky konstatim ka rënë poshtë, sepse kufoma po kundërmonte dhe kjo gjë nuk ndodh te balena. Specia dyshohet se mund të jetë ndonjë lloj peshkaqeni.
Për të verifikuar krijesën misterioze, mostrat e saj tani po ekzaminohen në Muzeun e Historisë Natyrore në Uells./Indeksonline/
M
Flokët me yndyrë nuk janë gjithmonë të këqija, sebumi që prodhon lëkura juaj e kokës është e domosdoshme për flokë të shëndetshme dhe shëndritshme. Pastrimi i flokëve me shampo mund të jetë ndoshta vetë shkaku i flokëve jo të mira. Flokët të cilët nuk kanë pak sebum janë shumë vështirë për t’u stilizuar dhe nuk kanë aspak shkëlqim.
Amerikanët janë shumë të obsesionuar pas pastrimit. Nuk është e pazakonshme që njerëzit të pastrojnë flokët e tyre çdo ditë. I gjithë ky pastrim mund të thajë dhe të dëmtoj flokët tuaj. Tani shumë njerëz nuk përdorin më shampo për flokët e tyre apo zbutësit e tjerë për flokë që përmbajnë detergjentë.
Shumica e njerëzve nuk kanë nevojë të pastrojnë flokët e tyre çdo ditë, apo disa herë gjatë javës. Kjo varet edhe nga faktorë të tjerë, mirëpo përgjigja më e thjeshtë që e ka jepur Elizabeth Hughes një dermatologe është se ju duhet të pastroni flokët sa herë që të bëhen me yndyrë apo të duken të papastërta.
Shampot janë të krijuara për të larguar yndyrnën e tepërt në lëkurë dhe të pastrojnë flokët, mirëpo nëse ju përdorni shampo më shumë se ç’duhet atëherë ju rrezikoni të dëmtoni flokët tuaj. Shampot bëjnë që flokët tuaj të jenë të thatë dhe pa yndyrë, për të shmangur këtë pastroni flokët me shampoo vetëm në rrënjën e flokëve tuaj. Pjesa e poshtme e flokëve do të pastrohet pasi që të shpërlani shampon nga rrënja e flokëve.
“Unë shoh shumë raste të pastrimit të panevojshëm të flokëve,” thotë Hughes. “Nëse njerëzit nuk do të mbështeteshin kaq shumë në produktet për pastrimin e flokëve, lëkura e tyrë do të ishte shumë më e shëndetshme gjatë procesit të mplakjes. Perosonat e moshës 40-50 vjeçare që janë duke pastruar flokët e tyre sikur të ishin adoleshentë janë me të vërtetë duke bërë një gabim të madh, këtyre do të ju duhet shumë koh për të përmirësuar këtë.”
Dhimbjet e kokës, sidomos ato të shkaktuara është migrena, nuk mund t’i besojë kurrë dikush që nuk i ka provuar.
Këto dhimbje, sipas njerëzve që vuajnë nga migrena, të lënë në gjendje amullie e të pashpresë. Ilaç magjik kundër dhimbjeve të forta të kokës apo migrenës nuk ka, megjithatë, ka disa produkte krejt natyrale që ofrojnë lehtësim të menjëhershëm.
Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë (jo të mbushur plotë). Përziejini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë.