Nëse hundët e bllokuara, teshtimat apo kruajtja e syve ju shoqërojnë gjatë gjithë vitit, problemi mund të mos jetë jashtë shtëpisë, por brenda saj. Sipas alergologut Dr. Rauno Joks, disa prej sendeve dhe zakoneve më të zakonshme në shtëpi mund të nxisin alergjitë, sidomos te personat që vuajnë nga riniti alergjik.

Ja cilat janë tre “fajtorët” më të zakonshëm:

 

Çarçafët dhe jastëkët

Edhe pse duken të pastër, dyshekët, jastëkët dhe çarçafët janë një mjedis ideal për marimangat e pluhurit. Këto organizma mikroskopikë ushqehen me qelizat e vdekura të lëkurës dhe mund të shkaktojnë simptoma si teshtima, hundë të bllokuara dhe kruajtje të syve.

 

Melania Trump Knows What’s Up – Oops, She Did It Again
Zestradar

Monster Of The Marsh: Where Can You Find This 18-Inch Leech?
Zestradar

Mrekullia që ndez trupin mbi 70 vjeç, s’do ta besoni
Testoy
Për të ulur ekspozimin, eksperti rekomandon përdorimin e mbulesave mbrojtëse për dyshekët dhe jastëkët, larjen e rregullt të çarçafëve në temperaturë të lartë, si edhe ajrosjen e shpeshtë të dhomës së gjumit.

 

Ushqimi që lihet jashtë

Enët e palara ose ushqimi i lënë në banak gjatë natës nuk tërheqin vetëm insekte, por mund të krijojnë kushte për alergjenë të tjerë, si buburrecat dhe minjtë. Proteinat që gjenden në jashtëqitjet, pështymën dhe qimet e tyre mund të shkaktojnë reaksione alergjike te shumë njerëz.

 

 

Mbajtja e kuzhinës të pastër, ruajtja e ushqimit në enë të mbyllura dhe nxjerrja e rregullt e mbeturinave janë hapa të thjeshtë që bëjnë diferencë.

Kondicioneri

Kondicioneri mund të jetë shpëtim në vapë, por nëse filtrat nuk pastrohen ose nuk ndërrohen rregullisht, ata grumbullojnë pluhur, lagështi dhe myk, një kombinim që mund të përkeqësojë alergjitë.

 

Kontrolloni filtrat periodikisht dhe kushtojini vëmendje zonave të shtëpisë ku krijohet lagështirë, si banja, kuzhina apo bodrumi, pasi aty myku zhvillohet më lehtë.

 

 

Nëse simptomat vazhdojnë gjatë gjithë vitit, pavarësisht pastrimit të shtëpisë, specialistët këshillojnë të konsultoheni me një alergolog për teste specifike, në mënyrë që të identifikohet shkaktari dhe të gjendet trajtimi më i përshtatshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here