Studiuesi i njohur Armand Plaka, ka bërë publike në Facebook një material të vitin 1939, ku shkruhet për ndeshjen që do zhvillohej mes Shqipërisë dhe Suedisë.

“Thuajse vetëm një muaj para se Shqipëria të pushtohej nga Italia, Federata Suedeze e Futbollit kishte vendosur të luante një ndeshje me Shqipërinë, e cila nuk na bëhet e ditur nëse do mbahej në kuadër të eliminatoreve të Botërorit, ndonjë aktiviteti tjetër apo thjesht si ndeshje miqësore mes dy kombëtareve të kohës”, shkruan Plaka.

“Por na lihet të kuptohet se do të zhvillohej në Suedi. Por përpos vendimit të Federatës, duket se media ( kazan) vendase e kohës, e kishte kritikuar këtë vendim, duke arsyetuar se publikut nuk mund t’i paraqitej përballë kombëtares vendase një ekip kombëtar që deri në atë kohë nuk kishte zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare ndërkombëtare. Lajmin e bënte të ditur shtypi sportiv vjenez më 12 mars 1939.

Edhe pse Federata Suedeze kishte dhënë miratimin paraprak për zhvillimin e ndeshjes, ajo nuk u zhvillua dhe bërthama e kombëtares shqiptare u shkri për t’u rithemeluar pas përfundimit të Lu ftës. Më poshtë, gjeni faksimilen e gazetës dhe lajmit ku është botuar lajmi në fjalë”, përfundon ai./panorama.com.al/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here