Moti aktual në Britani po krijon kushte ideale për një rritje të madhe të mushkonjave, ka paralajmëruar një eksperte.
Mojca Kristan, asistente profesore në entomologjinë mjekësore në London School of Hygiene and Tropical Medicine (LSHTM), ka theksuar se disa lloje mushkonjash që mund të transmetojnë sëmundje të rënda si ethet dengue dhe Zika mund të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar brenda pak vitesh, si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Kushtet e motit në Britani aktualisht janë perfekte për mushkonjat. Ato pëlqejnë ngrohtësinë dhe gjithashtu ujin e ndenjur, ku vendosin vezët e tyre”, tha ajo.
“Për t’u mbrojtur nga pickimet, përdorni repelent kundër insekteve dhe mbuloni lëkurën me mëngë të gjata, si dhe vishni çorape në mbrëmje, pasi mushkonjat kanë prirje të pickojnë rreth kyçeve të këmbëve”, tha ajo.
Sipas Kristan, speciet invazive që mund të transmetojnë viruse si dengue, chikungunya dhe Zika, përfshirë Aedes albopictus (mushkonja tigër aziatike) dhe Aedes aegypti (mushkonja egjiptiane), aktualisht nuk janë të pranishme në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse vezë të Aedes albopictus janë zbuluar atje.
Megjithatë, disa nga këto viruse, si dengue dhe chikungunya, tashmë gjenden në Evropë, veçanërisht në rajonin e Mesdheut.
Studime të modelimit sugjerojnë se, deri në vitet 2060, klima në Londër dhe zonat përreth ka shumë gjasa të krijojë kushte që favorizojnë transmetimin e qëndrueshëm të etheve dengue


