Shumë familje e lënë modemin Wi-Fi të ndezur 24 orë në ditë, pa menduar nëse kjo është e nevojshme apo jo. Megjithatë, ekspertët e teknologjisë thonë se fikja e tij gjatë natës mund të sjellë disa përfitime praktike.
Një prej tyre është kursimi i energjisë elektrike. Edhe pse një modem nuk konsumon shumë energji, funksionimi i vazhdueshëm gjatë gjithë vitit ka ndikimin e vet në faturë.
Përveç kësaj, fikja e Wi-Fi-t gjatë natës mund të zvogëlojë rrezikun e qasjes së paautorizuar në rrjet, veçanërisht nëse përdoruesit nuk kanë vendosur masa të forta sigurie.
Ekspertët theksojnë se fikja e modemit nuk është e domosdoshme për të gjithë, por mund të jetë një praktikë e dobishme për ata që nuk përdorin internet gjatë natës.
Nga ana tjetër, pajisjet inteligjente në shtëpi, si kamerat e sigurisë


