Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër.

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

Sipas Akademia Amerikane e Pediatrisë, rekomandohet që të pritet të paktën deri në moshën 6 muajshe para se të merret një vendim i tillë.

 

Edhe pse shpesh shihet si një zgjedhje estetike, kjo procedurë shoqërohet me disa rreziqe që prindërit duhet t’i kenë parasysh.

 

Foshnjat mund të ndiejnë dhimbje dhe zona e veshit mund të bëhet e ndjeshme dhe e irrituar pas shpimit.

 

Duke qenë se janë të vegjël dhe të pavetëdijshëm për rrezikun, ata mund të prekin vazhdimisht veshët, gjë që rrit mundësinë e dëmtimit.

 

Një tjetër problem është rreziku i infeksionit.

Edhe kur procedura kryhet me kujdes, nëse veshi nuk pastrohet dhe nuk trajtohet siç duhet, mund të shfaqen ënjtje, skuqje apo komplikacione të tjera, përfshirë edhe formime të padëshiruara në lëkurë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here