MJAULLÌ, NOFKA E ADMIRALIT ARVANITAS, QË I MBETI NGA SHQIPJA
“Ashtu si shumë heronj, që bëhen të paharrueshëm gjatë jetës së tyre, por që pësojnë vdekje të padenja, edhe Bubulina, flota e së cilës kishte kontribuar aq shumë në suksesin e Revolucionit në det, u vra nga një grua tjetër në shtëpinë e saj në ishullin Speca, për shkak të një grindjeje idiote mes fqinjësh. . . .
Anija e saj, Agamemnoni, u fundos. Jo në betejë dhe jo nga osmanët, por nga një figurë tjetër e famshme detare e Revolucionit Grek, një nga admiralët më të mëdhenj që ky vend ka nxjerrë ndonjëherë.”
Zemra e Laurës u shemb. Kjo tingëllonte shumë si fillimi i një legjende tjetër, të gjatë e të zgjatur. Por nuk kishte ç’të bënte tjetër veçse ta dëgjonte deri në fund.
“Burri për të cilin po flas, nuk e dimë se si quhej fillimisht. Ajo çka na është trashëguar është legjenda se si ai e mori nofkën e tij të veçantë: Andrea Mjaulli. Ai detar i jashtëzakonshëm, me origjinë shqiptare, njëherë rrëfeu, – ose bëri sikur, – se atë mbiemër e kishte marrë, që t’i kujtonte “Macen e Çeshirit”, – anijen e parë që kishte kapur dhe grabitur.
Ndoshta ‘Mjaulli’ kishte kuptim në shqip, ose ndoshta admirali i nderuar ishte disleksik, kush e di. Por edhe po të supozojmë se kjo histori e tij e sajuar ishte e vërtetë, dikush duhej t’ia kishte bërë të qartë se disa emra që i shkojnë për shtat anijeve, nuk tingëllojnë domosdoshmërisht po aq mirë edhe për njerëzit.”
FB: Thënie për shqiptarët
_________
Titulli: Yilan, Or the Bullet-proof Madonna
Autori: Paul Werner
Botuesi: TWENTYSIX, 2018


