Në nisje të muajit të Shenjtë të Ramazanit, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka ndarë me publikun një tjetër thesar nga koleksionet e dorëshkrimeve.
Materiali i publikuar është një Kuran i dorëshkruar në arabisht, me një kaligrafi elegante dhe përkushtim shpirtëror, që daton në vitin 1328 sipas kalendarit Rumi.
Në fund të tekstit ruhet shënimi: “Shkruar nga Haxhi Mehmet Nuri, biri i Mustafa Efendiut nga Lagjja Qoshk e Korçës.”
Dorëshkrimi përbën një dëshmi të vyer të traditës së shkrimit dhe kulturës islame në Shqipëri.
Materiali është gjithashtu i digjituar në Bibliotekën Digjitale dhe i qasshëm për këdo përmes një smartphone apo laptopi.
Muaj paqeje, reflektimi dhe drite për të gjithë.

