Marrë nga profili i Ledjan Zeqollari
Me 9 dhjetor 1913 Faik Konica i shkruante Princ Vidit keto fjale, pasi ky i fundit ishte perzgjedhur per te qeverisur shtetin shqiptar, ku mbi te gjitha i kerkonte te tregonte kujdes. Nder te tjera i shkruante:
“Princi do te bente mire te vendoste sinqeritetin ne themel te qeverisjes se tij. Pa diskutim, duhet te lihen menjane e te largohen gjithe intrigantet qe nuk jane te afte t’i futen punes.
Keta njerez, ne vend qe te perpiqen per zgjidhjen e problemeve te medha te kombit, preferojne te fshihen ne prapaskenat e oborrit mbreteror dhe ne momentet e veshtira, jane te paret qe dezertojne dhe rendin drejt padroneve te rinj. Favorizimi duhet te zhduket nje here e mire nga Shqiperia. Te njohesh njerezit, ashtu si jane realisht dhe jo si mundohen ta shfaqin veten te miqte apo armiqte e tyre, permbush gjysmen e asaj qe anglezet e quajne “King craft”, ose arti i te mbreteruarit. Dhe gjysma tjeter e ketij arti perkon ne zgjedhjen e burrave te zote e te drejte dhe qe bota i njeh si te tille.
Analfabetet, hajdutet, vrasesit dhe tradhtaret duhen menjanuar nga sherbimi publik. Kjo verejtje duket e padobishme, por per fat te keq eshte e nevojshme. Ne mesin e funksionareve dhe xhandareve te qeverise provizore qe vuan sot Shqiperia, pjesa e tyre me e madhe nuk di te shkruaje dhe te lexoje.
Pothuajse te gjithe jane hajdute ose vrases te njohur dhe madje, disa prej tyre, jane kundershtare te ashper te memedheut shqiptar. Mbajtja e tyre ne pushtet, nderkohe qe ne Shqiperi ka elemente te arsimuar, te ndershem dhe patriote te gatshem per t’i sherbyer atdheut, do te çonte drejt nje katastrofe te madhe…”
Berlin, 9 dhjetor 1913.
“Froni i rrezikshem” botim i revistes satirike londineze “Punch” qe tregon Princ Vidin duke u ulur ne fronin shqiptar i cili eshte me thumba hekuri. Austria dhe Italia i thone “Uluni zoteri!”. Londer, 25 shkurt 1914.


