“Çfarë ka me dijtë me folë mbi politikën e mbi organizimin e një shteti civil një njeri , matrahul, që mezi, ndoshta ka krye dy a tri klasë fillore dhe që djersitet kur i duhet me shkrue emnin e vet.
– Pse është edhe tradita shpijake dhe edukata familjare që shumë kënd ndër ta, e ban krejt të neveritshëm dhe ekscentrik.
– Ky babën gjaksë, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer, rritë me katila, me gjaksë, me mizorë, me intrigantë e batakçi, me vagabondë e rrugaçë, me njerëz hasëm të kulturës e të qytetnimit.
– Si mund të mendohet se ka me kenë i zoti me rregullue fatin e një kombi ende primitiv ?
– Për me sundue një shtet nuk asht vetem dhelpnia, dredhia, intriga, batakçilleku, rrena, tradhtia.
– Duhet nderë, duhet dije, duhet urti, duhet burrni.
– Po, por dija, urtia, ndera, burrnia mësoheshin në shkollë. E madje, me shumë mund e djersë.
Nuk msohen ndër kafeshantana të Evropës e në mejhanë e paçaxhihane të Tiranës, tue luejtë tavëll e bixhoz e tue pi mastikë”
-Gjergj Fishta-

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here