Zbulohet misteri, ja sa i gjatë ishte Gjergj Kastriot- Skënderbeu.
Kur është fjala për ato personalitete që kanë lënë shumë gjurmë në histori, kureshtja njerëzore kërkon të mësojë për ta edhe gjëra dhe detaje nga më të voglat.
Kështu, figura më madhore e popullit shqiptar, Kryezoti mesjetar, Gjergj Kastrioti, i mbiquajturi Skënderbe, shpeshherë është portretizuar dhe përshkruar si një njeri fort i madh dhe tejet i fuqishëm.
Por sa realisht ishte i gjatë Gjergj Kastrioti?Ndonëse Skënderbeu ka jetuar në shekullin XV (1405-1468), falë një dokumenti prej 26 fletësh që ruhet në Arkivin Shtetëror të Venedikut, historianët kanë arritur të përllogarisin përafërsisht gjatësinë e trupit të tij.
Këtë përllogaritje e ka bërë albonologu dhe prifti italian, At Giussepe Valentini (1900-1979), në një artikull të tij të botuar më 1971, në revistën “Shejzat”.


