Aktiviteti fizik është faktor kyç për mirëqenien e përgjithshme, por shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa thelbësor është edhe për shëndetin mendor.
Përveçse përmirëson qëndrueshmërinë kardiovaskulare, tonifikon muskujt dhe ndihmon në kontrollin e peshës.
Ushtrimet fizike kanë një ndikim të drejtpërdrejtë po ashtu në humor dhe në uljen e stresit.
Gjatë aktivitetit fizik, trupi prodhon endorfina – hormone që përmirësojnë humorin dhe ndihmojnë në uljen e ndjenjave të stresit dhe ankthit. Gjithashtu, aktiviteti i rregullt fizik ndihmon në lirimin e tensionit, përmirësimin e gjumit dhe rritjen e vetëbesimit.
Një studim i fundit ka treguar se vetëm 30 minuta aktivitet të moderuar fizik në ditë mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të depresionit dhe të çrregullimeve të ankthit.
Ushtrimet aerobike, joga dhe ecjet e gjata janë disa nga format më të zakonshme të aktivitetit fizik që ndikojnë pozitivisht në gjendjen emocionale.
Më shumë se një mjet për të mbajtur trupin në formë, aktiviteti fizik është një investim në shëndetin afatgjatë të mendjes dhe trupit, duke ndihmuar gjithashtu në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa formave të kancerit.