Peshkopi Fan S. Noli njihet edhe për një ese me titull “Muhamedi”.

Kjo vepër e Nolit ka rëndësi për afirmimin që ai i bën personalitetit të Muhamedit a.s., duke përforcuar tezat e të tjerëve.

Noli si historian arrin në këtë konkluzion:

“Muhamedit mund t’i atribuohen drejtpërsëdrejti një varg reformash. Këto janë: monoteizmi, zhdukja e idhujtarisë, heqja e flijimeve njerëzore, heqja e vrasjes së fëmijëve, heqja e feudeve fisnore, heqja e kastave shoqërore në gjirin e Islamit, ndalimi i pijeve alkoolike, kufizimi dhe rregullimi i poligamisë, reforma në të mirë të grave dhe të klasave të ulëta, trajtimi i skllevërve jomuslimanë, vëllazërimi i përgjithshëm përbrenda Islamit pa dallim race dhe ngjyre.”

Nga: Durim Alsabr Mema

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here