Të rinjtë që përdorin cigare elektronike, të njohura si “vape”, kanë gjendje të keqe shëndetësore si duhanpirësit. Ekspertët nga Universiteti Metropolitan i Manchesterit thonë se gjetjet e tyre tregojnë se përdorimi afatgjatë i cigareve elektronike është i dëmshëm dhe vë në pikëpyetje konstatimin e mëhershëm se “vape” është më e shëndetshme se pirja e cigareve, transmeton DailyMail.

Studimi përfshiu 60 njerëz rreth moshës 20 vjeç të cilët kishin funksion normal të mushkërive.

Një e treta ishin joduhanpirës, ​​një e treta përdornin cigare elektrike për të paktën dy vjet dhe një e treta ishin duhanpirës së paku qe dy vjet.

Secili prej tyre bëri test stresi në një biçikletë, që është standardi i artë për testet fizike, si dhe tregues se si trupi përshtatet gjatë stërvitjes, duke monitoruar gjendjen e zemrës, mushkërive dhe muskujve.

Ata bën edhe analiza gjaku për të monitoruar se si funksiononin arteriet dhe enët e gjakut. Analizat kanë treguar se duhanpirësit, përfshirë edhe cigaret elektronike, nuk mund të arrijnë maksimumin që munden bashkëmoshatarët e tyre që nuk pinë duhan.

Gjatë ushtrimeve, ata që pinë cigare elektronike dhe duhanpirësit konsumuan mesatarisht më pak oksigjen në krahasim me grupin joduhanpirës.

Analizat e gjakut zbuluan se enët e gjakut tek ata që pinë “vape” dhe cigare nuk funksiononin në nivelin e joduhanpirësve.

Ata që pinë cigare elektronike dhe cigare të zakonshme mbeteshin më shpesh pa frymë, muskujt u lodheshin më shpejtë dhe regjistruan nivel më të lartë të acidit laktik në muskuj edhe para se të arrinin kulmin e ngarkesës gjatë ushtrimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here