Bukuritë natyrore në vende të ndryshem të botës, (ndoshta) do të dukeshin të mangëta nëse do të mungonte fauna e kafshëve dhe shpezëve në to. /InforCulture.info

Për bukurinë e planetit tonë, padyshim se një rol të madh luan bota e egër e kafshëve që janë pjesë e shtëpisë tonë të madhe në të cilën të gjithë jetojmë. E tërë bota është një vend mahnitës, plot histori, bukuri dhe mrekulli natyrore.

Në videon më poshtë mund ta shihni një mrekulli mahnitëse të malit Beinn Eighe në Skotlandë, ku bota e egër e kafshëve është aktive në të gjitha stinët e vitit dhe edhe në këtë cep të globit kafshët dhe shpezët jetojnë  ‘për të mbijetuar’.

Në video është paraqitur fluturimi i parë i një shqiponje të re e cila hidhet në fluturim duke parë nënën e saj, dhe duke mësuar nga ajo sjelljet dhe veprimet të cilat do t’i duhen për gjatë tërë jetës së saj në vazhdim. /InforCulture.info  

Video: BBC Earth

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here