66 milionë vjet më parë, një meteor i madh goditi Tokën, duke zhdukur dinozaurët së bashku me shumë krijesa të tjera të asaj periudhe.
Shumë shkencëtarë besonin se ato krijesa që shpëtuan nga kjo përplasje, do të adaptoheshin për të mbijetuar edhe në kushte ekstreme.
Por sipas studime rezulton se edhe ato kafshë që shpëtuan, nuk ishin mjaft imune që të mbijetonin. Hulumtues të Universitetit Leeds, identifikuan 6,000 fosile që besohet se janë 65 milionë vjet të vjetra.
Fosilet e gjetura u përkisnin një shumëllojshmërie kafshësh, duke përfshirë edhe krijesën ”heteromorfe”, një paraardhës i hershëm i oktapodit.
Shkencëtarët kishin menduar se Antarktiku mund të kishte qenë një ‘strehë’ e kafshëve, të larguara pas përplasjes së asteroidit.
Shumica e shkencëtarëve pajtohen se “sundimi” 160 milionë-vjeçar i dinozaurëve përfundoi kur një asteroid 9.6 km i gjerë goditi Tokën në bregdetin e Meksikos rreth 66 milionë vjet më parë.
Pasojat e goditjes ishin të mëdha. Goditja lëshoi sasi të mëdha të tymit në atmosferë, duke ndryshuar kështu klimën e botës për vitet që do të vinin pas.
Përplasja e Tokës me këtë asteroid ka mundur ta fusë planetin në një errësirë globale dhe në një kolaps të ushqimit, tokës dhe detit. Kafshët dhe bimët në Antarktikut mund të jenë zhdukur si pasojë e këtyre ndryshimeve, thonë shkencëtarët. /voal.ch /InforCulture.info