Problemi me ecjen në gjumë dhe të folurit në gjumë mund të jetë mjaft serioz, ndaj mjekët paralajmërojnë se ndonjëherë duhet të konsultoheni me ekspertë.
Ecja në gjumë dhe të folurit në gjumë duket si një gjë e padëmshme, por nuk është gjithmonë kështu. Përveçse shkakton frikë te të tjerët që janë dëshmitarë të këtij fenomeni, mund të sjellë edhe lëndime apo probleme të ngjashme. Keren Li, është doktoreshë e neurologjisë dhe prej kohësh merret me parasomnitë.
“Shumë nga këto aktivitete janë komike në shikim të parë, por kur të kuptoni se si supozohet të funksionojë truri gjatë gjumit, do të shihni se situata mund të mos jetë aq e padëmshme”, thotë Karen.
Ëndërrimi ndodh kur truri hyn në gjumin REM, faza e katërt e ciklit të gjumit. Ndodh një model unik, me të gjithë muskujt e trupit të paralizuar, përveç atyre që lejojnë diafragmën të lëvizë, të kontrollojë frymëmarrjen dhe muskujt e syve, të cilët dridhen përpara dhe mbrapa në një drejtim horizontal.
Pse ndodh ecja ose të folurit në gjumë?
Shkaku i saktë i parasomnisë mbetet një mister, por ekspertët kanë zbuluar disa nga shkaktarët e saj më të zakonshëm:
ë orar i parregullt i gjumit
ë mungesa e gjumit
ë stresi
ë alkooli ose droga
ë drita e ambientit
ë tungujt
“Shpesh dëgjoj njerëz që dalin në oborr gjatë natës ose hanë një copë tortë në kuzhinë dhe nuk e kanë idenë se si kanë arritur atje”, thotë Lee. “Mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme, sepse mund të ndodhë që një person të bjerë nga shtrati, të endet në rrugë ose të hajë diçka të pangrënshme, siç është bishti i cigares”, vazhdoi ajo.
“Imagjinoni të vozitni një makinë dhe të bini në gjumë herë pas here dhe të mbani këmbën në pedalin e gazit gjatë gjithë kohës. Kam parë njerëz që përjetojnë këto ëndrra dhe përfundojnë në urgjencë, me fraktura të kafkës ose kocka të thyera”, përshkroi doktori.
Si trajtohen këto probleme?
Studimet e fundit kanë nxjerrë në pah rreziqet e kësaj sjelljeje dhe e kanë lidhur atë me një formë të demencës dhe sëmundjes së Parkinsonit. Neurologët, për të filluar trajtimin, fillimisht duhet të specifikojnë problemin dhe të përjashtojnë mundësinë e çrregullimeve të tjera.
Më shpesh, këshillohet të përmirësohet orari i gjumit, të reduktohet stresi dhe të mos ndërrohet shpesh vendi i gjumit. Ilaçet ndonjëherë përshkruhen dhe është gjithashtu e rëndësishme që personi të qëndrojë larg pijeve alkoolike dhe cigareve.