Për shumë njerëz, një filxhan kafe në mëngjes është thelbësore për të filluar ditën, por një mjek ka paralajmëruar se një simptomë befasuese në gjuhën tuaj mund të sinjalizojë se nuk duhet ta pini fare.

Dr. Anis Khalaf zbuloi në TikTok-un e tij se ekziston një kontroll i thjeshtë që mund ta bëni në shtëpi, shkruan The Mirror.

Dr. Khalaf pretendon se kjo shpesh tregon një “çekuilibër të mundshëm në trup”, të cilin pijet me kafeinë mund ta përkeqësojnë.

Ndonëse ai nuk hyri në shumë detaje se pse, ai përmendi diçka të njohur si “mangësi yin” në mjekësinë kineze.

“Kjo është një mungesë e yin me nxehtësi dhe lagështi, që në thelb nënkupton mungesë lëngu ose të ftohtë me mbizotërim të nxehtësisë”, shtoi ai.

Dr. Lawrence Cunningham, një mjek i përgjithshëm nga The UK Care Guide, shpjegoi se “mungesa e yin” është një çekuilibër trupor ku “aspektet ushqyese” janë varfëruar, duke çuar në shqetësim, probleme të zemrës dhe simptoma të tjera të pakëndshme.

Meqenëse kafeja është një stimulues “në thelb ngrohës”, ajo mund t’i përkeqësojë këto simptoma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here