Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në të gjitha indet, duke i ushqyer në atë mënyrë të gjitha qelizat trupore, është e qartë se çfarë armiku është qarkullimi i dobësuar për trupin tuaj

 

Mënyra bashkëkohore e jetës, stresi, qëndrimi ulur një kohë të gjatë, ushqimi joadekuat, pirja e duhanit, konsumimi i tepërt i alkoolit – të gjithë këta janë faktorët që shkaktojnë qarkullim të keq të gjakut.

Simptomat

Zhvillohen gradualisht dhe ndonjëherë në fazën më të hershme janë të pavërejtura. Në fillim manifestohen ngërçe, lodhje e këmbëve dhe e shputave gjatë aktiviteteve fizike.

Pas pushimit dhembjet kalojnë, mirëpo që në rastin e parë përsëriten. Pasojnë simptomat të cilat tregojnë fazën e vonuar të sëmundjes siç janë ënjtje e këmbëve, dhembje e topitur në pulpa, shputa të ftohta, ndryshime të ngjyrës së lëkurës (e kaltër apo e trëndafiltë) dhe plagë të shpeshta në lëkurë të cilat nuk shërohen.

Këto simptoma nuk bën t’i injoroni, sepse shumë shpejt sëmundja shfaqet në formë të zhvilluar kur ekziston edhe rreziku i madh që për shërim jeni vonuar, transmeton Telegrafi.

Ushqimi

Ushqimi i balancuar është mënyra më e mirë për arritjen e qarkullimit optimal të gjakut. Rekomandohet të hani sa më shumë drithëra integrale, pemë dhe perime.

Duhet të kufizoni konsumimin e artikujve me prejardhje shtazore të cilat janë të pasura me thartira yndyrore të ngopura. Nga ana tjetër, është mirë të konsumoni thartira yndyrore mono të ngopura (vaj ulliri) dhe thartira yndyrore jo shumë të pangopura.

Është me rëndësi që konsumimi adekuat i thartirave yndyrore omega-3 është treguar që nxit qarkullimin. Prandaj, mishi i peshkut duhet të jetë pjesë e menysë suaj.

 

Pos ushqimit adekuat, ilaçi gjendet edhe në natyrë. Erëzat, si p.sh. rozmarina, qimjoni, kanella dhe xhenxhefili me shekuj janë të njohur si aleatë në luftë kundër qarkullimit të keq të gjakut.

 

Menyja e obligueshme

• Hudhra – zvogëlon nivelin e kolesterinës dhe rrezikun nga arteroskleroza, rregullon shtypjen e gjakut.
• Qepa – shton qarkullimin e gjakut.
• Vaji ekstra virgjin i ullirit,
• Vera e zezë,
• Pemët me kokrra – janë të pasura me bioflavonoide të cilat forcojnë enët e gjakut, posaçërisht kapilaret.
• Agrumet – të pasura me vitaminë C forcojnë enët e gjakut.
• Domatja dhe shalqiri,
• Frutat arrore – janë të pasura me niacinë dhe përmbajnë thartirat e dobishme omega-3 (posaçërisht arrat). /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here