Eating Well ka renditur gjashtë zakone që janë të mira për shëndetin e zorrëve.
Zakoni i parë i mirë është ngrënia e karbohidrateve të shëndetshme.
Zakoni i dytë që po konsiderohet i mirë është ngrënia e lëvoreve të frutave e perimeve.
Molla, trangulli e karota, kanë lëvore të shëndetshme, vetëm duhet që të lahet mirë. (frutat e perimet para përdorimit këshillohet të lahen më sodë bikarbonat apo të lihen disa minuta në ujë më sode bikarbonati e pak uthull).
Lëvoret e patateve, karotave, mollëve, rrepave, limonit janë shumë të pasura me vitamina, fibra minerale e antioksidant, prandaj nuk këshillohet të hidhen.
Zakoni i tretë që këshillohet për të mirë të zorrëve është konsumi i kafesë. Kafeja përmban polifenole të cilat ndihmojnë kundër inflamacioneve duke mbrojtur organizmin nga stresi oksidativ dhe duke mundësuar një tretje më të mirë të ushqimit.
Zakoni i katërt është gjumi i rregullt, i cili është përgjegjës për rregullimin e mikrobeve të shëndetshme në zorrë.
Zakoni i pestë është që herë pas here të ndërrohet mënyra e të ngrënit. Duke ngrënë lloje të ndryshme të ushqimit kontribuon në forcimin e zorrëve.
Zakoni i gjashtë që duhet të ndiqni është që ndonjëherë të konsumoni edhe ushqim që përmbajnë përplot kalori. Nëse ndonjëherë konsumohen ushqime që në shtëpi përgatiten më yndyra, miell e sheqer, nuk do të thotë se kjo gjë është domosdoshmërisht e pashëndetshme.
Është e këshillueshme që çdo gjë të konsumohet mesatarisht, prandaj nëse afërsisht një herë në javë dikush konsumon brumëra apo torta nuk do të thotë se ai person ushqehet jo shëndetshëm.


