Shumë shtete europiane kanë vendosur që qytetarët të mbajnë maska mbrojtëse në ambjente publike. Por, në temperaturat e verës duket se mbajtja e tyre me është e vështirë. Megjithatë ja disa këshilla për ta bërë mbajtjen e maskës më komode:

Zgjidh maskën e duhur

Përzgjidhe maskën me materiale që lejojnë frymëmarrjen. Maskat kirurgjikale bojëqielli i mbrojnë qytetarët nga virusi por nuk janë më të mirat kur vjen puna tek frymëmarrja dhe freskia.

Maskat e pambukut janë më të lehta për të marrë frymë, por ato rrezikojnë të lagen, ndaj e mira është që nëse përdorni maska pambuku, të mbani një rezervë me vete.

Zgjidh ngjyrën e maskës

Edhe ngjyra e maskës ndihmon. Mundohu të përdorësh maskë me ngjyrë të hapur në publik, pasi ngjyrat e errta tërheqin më shumë dritën e diellit dhe të ngrohtin duke penguar frymëmarrjen.

Përshtat rutinën e trajtimit të fytyrës
Dermatologët këshillojnë mos përdorimin e tualetit dhe vendosjen vetëm të kremit mbrojtës nga dielli në lëkurë.

Maska nuk e mbron fytyrën nga rrezet UVA dhe UVB të diellit, ndaj një krem me faktor mbrojtës dhe hidratues është zgjedhja më e mirë./Opinion.al/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here