Besimi dhe devocioni ndaj shpirtit dhe vullnetit hyjnor, ka dëshmuar gjithnjë një forcë të paimagjinueshme kumtimi. Përulsia ndaj hyjnores e lartësoi përkushtimin njerëzor, duke rrëmbyer prej tij vepra që vetëm Zotit i përkisnin. Angkor Wat (“Qyteti/Kryeqyteti i Tempujve”) është ai që e shpreh këtë zell dhe sublimon këtë shpirt hyjnizimi të besimit dhe devocionit.

Siç befasia jonë është ballafaquar dhe adhurimi dëshmon përmes aktit të dedikimit, Qyteti i Angkorit, është një kompleks tempujsh në Kamboxhia, i vendosur në një zonë me përmasa 162,6 hektarë.

Pjesa më e madhe e zonave të dukshme janë blloqe ranore, ndërsa lateriti është përdorur për murin e jashtëm dhe pjesët strukturore të fshehura.

Ky gur ranor u transportua nga mali Kulen, një gurore afërsisht 40 kilometra në verilindje.

Monumenti ishte bërë nga pesë deri në dhjetë milionë blloqe ranor me një peshë maksimale prej 1.5 ton secili.

I gjithë qyteti Angkorit

përdori sasi shumë më të mëdha guri se të gjitha piramidat egjiptiane së bashku.

Rekordet Botërore Guinness e konsiderojnë atë si strukturën më të madhe fetare në botë.

I ndërtuar fillimisht si një tempull hindu dedikuar perëndisë Vishnu për Perandorinë Kmere nga Mbreti Suryavarman II gjatë shekullit të 12-të, ai u shndërrua gradualisht në një tempull budist nga fundi i shekullit; si i tillë, ai përshkruhet edhe si një tempull “hindu-budist”.

Përgatiti: Albert Vataj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here