Një ‘mumie sirenë” e cila duket si një krijesë e frikshme ka nisur të zbulojë sekretet e saj.
Krijesa duket se është një kombinim midis peshkut, një zvarraniku dhe majmunit, raporton “Daily Mail”. Fytyra e saj ka ‘ngrirë’ në një ngërdheshje të rrethuar nga qime gri si dhe kthetra që zgjaten ndaj atyre që i afrohen.
Ajo mendohet se daton rreth vitit 1870 dhe mbërriti në SHBA pasi një marinar amerikan e solli nga Japonia dhe ia dhuroi Shoqatës Historike të Kontesë Clark në Springfild, Ohajo më 1906.
Më shumë se 100 vjet më vonë, diagnostikimet moderne si rrezet X apo tomografitë dixhitale tregojnë se është një lloj specieje si “Frankenshtajni”.
“Duket si përzierje e të paktën 3 specieve në pamje të jashtme”, thotë radiologu nga Universiteti i Kentakit verior, Joseph Cress. “Ka kokën dhe kraharorin e një majmuni, duart duken si të një amfibi ose thuaje si aligator, krokodil a ndonjë lloj hardhuce. “Më pas duket një bisht peshku, nga një specie e panjohur”.
Krijesa e çuditshme njihet si “sirena e Fixhit” dhe sipas legjendës japoneze, sirenat i dhurojnë përjetësinë kujtdo që ha mishin e tyre. Në rastin konkret, do ishte një prej kafshëve që janë ‘ngërthyer’ në këtë trup.
Të dhëna të tjera po analizohen ende me shpresën se do t’i japin përgjigje këtij misteri viktorian./tvklan.al