Nga java e ardhshme, pritet të nis vaksinimi kundër gripit. Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
Sipas IKSHPK-së, kjo është pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të zbutur dhe ndaluar epidemitë dhe pandemitë e ndryshme.
“Personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar, bëjnë pjesë në grupet e rrezikut që duhet vaksinuar së pari”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, është publikuar edhe orari i vaksinimit në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare.