X, i njohur më parë si Twitter, do të mbledhë të dhëna biometrike për përdoruesit e tij, si një fotografi të fytyrës së tyre, në një përditësim të politikës së tij të privatësisë.

Personat e regjistruar në shërbimin e tij të abonimit, X Premium, mund të zgjedhin të ofrojnë një selfie dhe ID me foto për verifikim.

Politika gjithashtu thotë se X mund të mbledhë historinë e punësimit dhe arsimimit.

Kjo do të bëhej për të “rekomanduar punë të mundshme për ju, për t’i ndarë me punëdhënësit e mundshëm kur aplikoni për një punë”.

Politika e re e privatësisë do të hyjë në fuqi më 29 shtator, raportoi BBC.

“Ne mund të mbledhim dhe përdorim të dhënat tuaja personale (të tilla si historia juaj e punësimit, historia e arsimit, preferencat e punësimit, aftësitë dhe shkathtësitë, aktiviteti i kërkimit të punës dhe angazhimi, etj.) për të rekomanduar punë të mundshme për ju, për t’i ndarë me punëdhënësit kur aplikoni për një punë, për t’u mundësuar punëdhënësve të gjejnë kandidatë të mundshëm dhe t’ju tregojnë reklama më të përshtatshme”, thotë kjo politikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here