Këtë fundjavë do të zhvillohet ekspedita më e madhe në 50 vjet për përbindëshin e Loch Ness ku do të përdoren pajisjet më të fundit në kërkim të bishës legjendare të Skocisë.

Kanë kaluar 90 vjet qëkur dy foto të përbindëshit bënë xhiron e botës dhe gazetat rrëfenin një legjendë 1400-vjeçare. Nuk ka ende prova përfundimtare se përbindëshi ekziston, pavarësisht kërkimeve që kanë vijuar për dekada të tëra. Ndoshta deri më tani.

Eksplorimi i Loch Ness dhe Qendra Loch Ness shpresojnë se këtë fundjavë kjo do të ndryshojë me eksplorimin e ujërave që shtrihen për 23 milje nga Fort Augustus deri në Loch End.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here