Kjo historiane shqiptare po i “luan” mendsh grekët: Janë të gjithë shqiptarë sepse këtë e thonë mbiemrat e tyre/ A mendoni se ka të drejtë?

Historiania Elena Kocaqi në një intervistë për gazetarin Dritan Hila dha deklaratat e forta se grekët janë pjesë e racës së shqiptarëve.

Kocaqi u shpreh se në antikitet fiset greke kanë ikur nga Epiri dhe nga iliria, pra sipas saj e gjithë popullsia greke janë ose pellazgë ose ilirë.

Gazetari: Grekët kanë një tezë që thonë se shqiptarët janë një komb i krijuar nga Perandoria Otomane, bile dhe gjuhën ia kanë krijuar. Ndërsa ti u thua: “Ju jeni një komb i sajuar.”

Elena Kocaqi: Janë një damar, pjesë e racës së shqiptarëve. unë e kam sqaruar në libër. Në antikitet fiset e tyre kanë ikur nga Epiri dhe nga iliria, pra janë o pellazgë ose ilirë, s’ka asnjë tjetër.

Gazetari: Është një monument në Skinos, që është një fshat i humbur disa kilometra larg Athinës, ku jepen emrat e dëshmorëve të tyre të rënë gjatë luftës italo-greke. Dhe mbiemrat janë: Kryemadhi, Kokles.

Elena Kocaqi: Janë të gjithë shqiptarë. ata kanë ose emrin ose mbiemrin para 600 vjetësh. Nëse e ka pasur mbiemrin ortodoks Logofeti, emrin e ka pasur Gjin, këtu kuptohet që është shqiptar. Dhe kështu është gjithë popullsia./fakte.buzz

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here