Në vitin 1886, dy anëtarë të shkollës arkeologjike franceze të Athinës, në fshatin Kaminas të ishullit Lemnos, gjetën mbi gurin e një varri një mbishkrim të lashtë dydialektor
Mbi pllakën e gurit, (përveç mbishkrimit, shih fig. n/2), ishte vizatuar dhe profili i kokës së një luftëtari me ushtë. Mbishkrimi i përkiste shek. VII p.e.s.
Zbërthimi i fjalëve u provua përmes asaj që quhet greqishte e vjetër dhe disa gjuhëve të tjera të lashta, por këto gjuhë nuk sollën asgje të re.
Ishte Nermin Vlora Falaschi si dhe studiues të tjerë vendas dhe të huaj prej të cilëve u arrit të deshifrohen disa fjalë si (Zi a Zi ) e dicka tjetër, por transkriptimi i plotë nuk u arit. Ajo që tashmë kishte vlerë ishte se Gjuha shqipe pas kësaj ngeli çelsi i vetëm zgjidhje i këtij epitafi.
Dhe gjuha shqipe mundi ta deshifrojë atë, krejt të gjitha fjalët mbishkruar aty.
Mbi pllakën e varrit, 2700 vjet më parë janë shkruar këto vargje fjalësh:
HODIES NA ΦOT SI ASI MARAS MAF
(Hodies na thotë se asht’ në maras të math; madh)
SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT*
(Si janë fisi dhe jo fisi, festë se rrojnë ata)
FAMAJA SI ANE SE RON AI MORIN AIG
(Familja si janë, se rron ai, marrin hak)
AHER TAFARSI O SI F’AI
(Atëherë të thërrisni (gëzoi) ashtu siç na thotë ai)
Ky deshifrim gjendet edhe në librin e botuar “Kodi i Gjuhës Shqipe – Etimologji” (faq.137-142).
Magus. Tiranë 2017.