Koncepti i psikologjisë relacionale mbetet gjithnjë interesant. Këto teste funksionojnë duke ju paraqitur një situatë hipotetike me shumë variabla dhe përgjigjet tuaja zbulojnë aspekte të personalitetit dhe vlerave tuaja.
Një nga testet më të njohura të psikologjisë relacionale është “Ecja në pyll”. Shënoijni diku përgjigjet e pyetjeve të mëposhtme dhe mbi të gjitha, jini të sinqertë në kthimin e përgjigjeve.
Imagjinoni veten duke ecur nëpër pyll…
Sa të trasha janë pyjet? Është një xhungël e dendur, apo një pyll me pisha?
Me kë po ecni?
Ndërsa vazhdoni shëtitjen tuaj nëpër pyll, hasni në një kafshë. Çfarë lloj kafshe është ajo? Është një kafshë që i përket llojit të pyllit nëpër të cilin po ecni apo nuk i përket aspak atij vendi?
Ju afroheni te kafsha. Çfarë bën ajo?
Ndërsa vazhdoni të ecni, arrini në një kthinë. Ka një shtëpi në mes të pyllit. Sa i madh është? Është i rrethuar me gardh apo jo?
Shkoni deri te dera e shtëpisë dhe ajo është pak e hapur. Hyni brenda dhe shihni një tryezë. Përshkruani atë që është në tryezë.
Ju ecni nëpër shtëpi dhe dilni nga dera e pasme. Pas shtëpisë, ka një lëndinë të madhe dhe në qendër është një kopsht. Në kopsht gjeni një filxhan. Çfarë materiali ka filxhani/gota? Çfarë bëni me të?
Ndërsa ecni në fund të kopshtit, e gjeni veten në një zonë me ujë. Çfarë është ekzaktësisht? Një liqen? Lumë? Pellg?
Ju duhet ta kaloni këtë ujë për të mbërritur në shtëpi.
Sa shumë u lagët gjatë këtij procesi?
Rezultatet
Dendësia e pyllit lidhet me gjërat që ndodhin në jetën tuaj.
Për shembull, nëse e imagjinoni veten në një pyll të padepërtueshëm, e shihni jetën tuaj si të ndërlikuar dhe të rrëmujshme. Nëse e imagjinoni veten në një pyll me drurë, do të shihni më shumë organizim në jetën tuaj.
Personi me të cilin po ecni është dikush që është i rëndësishëm për ju në një mënyrë ose në një tjetër.
Duket mjaft e thjeshtë, por rëndësia këtu është pse personi është i rëndësishëm për ju. Për shembull, mund të jetë një pëlqim romantik ose një personazh i famshëm që ju duket tërheqës. Kjo tregon se të paturit pëlqim për dikë mund të përbëjë një aspekt të rëndësishëm të jetës tënde. Ndoshta ishte një figurë historike? Kjo tregon se ka një vlerë tek ai person, që ka rëndësi për ju.
Kafsha që hasni është një përfaqësim i problemeve që shihni në jetën tuaj.
A ishte kafsha e madhe? A ishte e përshtatshme për pyllin ku ishit? Nëse jo, kjo është një paraqitje e problemeve që mendoni se janë jashtë kontrollit tuaj.
Ndërveprimi juaj me kafshën është një përfaqësim i mënyrës se si përballeni me problemet që shihni në jetën tuaj. A luftuat? Vrapuat? U fshehët?
Madhësia e shtëpisë përfaqëson nivelin tuaj të ambicies. Patë një barakë apo një rezidencë?
Gardhi ose mungesa e gardhit rreth shtëpisë është përfaqësuese e asaj se sa të hapur jeni si person. Ishte shtëpia e rrethuar me tela me gjemba, apo nuk kishte fare gardh? Sa e vështirë do të ishte për ta kaluar atë gardh?
Artikujt në tryezë përfaqësojnë lumturinë tuaj.
Gjërat si ushqimi, lulet ose diçka e këndshme tregojnë se jeni më i lumtur si person. Objekte të tilla si armë, thika ose gjëra të pakëndshme janë tregues që ju jeni të pakënaqur.
Qëndrueshmëria e filxhanit lidhet me marrëdhëniet tuaja me njerëzit përreth jush. Gota është një përfaqësim se sa mirë mendoni se i mbani njerëzit rreth jush.
Ajo që bëni me të është përfaqësuese e qëndrimit tuaj ndaj atyre marrëdhënieve dhe njerëzve.
Sa e rëndësishme është ajo gotë për ju? E hodhët, apo e keni mbajtur?
Madhësia e zonës me ujë lidhet me dëshirën tuaj seksuale. Ishte një pellg? Një oqean?
Sa u lagët përfaqëson rëndësinë e seksit në jetën tuaj
Keni qëndruar relativisht të thatë? U hodhët menjëherë?
Ky është vetëm një shembull i thjeshtë i psikologjisë relacionale, dhe megjithëse TË GJITHA përgjigjet mund të mos jenë të sakta – do të shihni se nëse përgjigjeni me vërtetësi, do të merrni të vërtetën në rezultate.