SHQIPTARËT NGA KOSOVA NË AYANCIK-SINOP TË TURQISË.
Shqiptarët e shpërngulur në vitin 1921 nga fshati Truçec i #Podujevës së #Kosovës në foto në vitin 1925 para Prefekturës në Ayancık të Sinop’it (690 KM. larg #Stambollit).
Këta me tren kanë ardhur deri në Stamboll pastaj me anije nga Stambolli kanë shkuar në Sinop dhe janë vendosur në fshatin Gaziler të qytezës Ayancık.

Vëllezërit Fetahu, Sinani, Hasani me gratë e me femijët e tyre dhe gruaja (nga fshati Obrançë) e të ndjerit Hyseni-vëllai tjetër (i cili ka vdekur në Kosovë) fëmijet e tyre vijnë në Sinop.

Pas qëndrimit rreth një muaj në një fushë në #Sinop vendosen në fshatin Gaziler Türkeli-Ayancık.
Në atë kohë në fshat kishte edhe famillje tjera #shqiptare.
Disa nga këto familje më vonë shpërngulen në Adapazar, Konya dhe në Stamboll. Tani në fshat është duke jetuar Sherif Horozi.
……………………………
Kamil Bitiş

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here