Një gjeofizikan i Kolegjit Imperial në Londër ka ngritur alarmin se vullkani nënujor në Santorini të Greqisë, i quajtur “Kolumbo”, rrezikon që të aktivizohet.

Sipas shkencëtarit Kagetan Krapkiewicz, kërcënimi nga aktivizimi i këtij vullkani është serioz dhe i bën thirrje shkencëtarëve grekë që të marrin masa dhe të instalojnë pajisje në ishullin e Santorinit për të matur në kohë reale se kur mund të ndodhë një shpërthim.

Megjithatë, sipas tij, rreziku nuk është i menjëhershëm.

Ky vullkan nënujor ka shpërthyer për herë të fundit në vitin 1650 duke lënë të vdekur rreth 70 persona për shkak të helmimit nga gazi i çliruar. Shpërthimi ndodhi nga akumulimi i magmës në një thellësi 3-4 kilometra nën shtratin e detit. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here