Në valën e diskutimeve për rolin e Haxhi Lleshit në Luftë e pas saj, si dhe vlerësimin me titullin “Qytetar nderi” i Dibrës, sjellim për lexuesit tanë një letër dërguar atij nga Enver Hoxha me 24 shtator 1943, menjëherë pas kapitullimit të Italisë Fashiste.

Letra dëshmon rolin e rëndësishëm të Haxhi Lleshit si i besuar i Enver Hoxhës në zonën e Dibrës por edhe deri në Krujë. Por në këtë letër zbulohet edhe qasja e tij në zbatim të udhëzimeve të detajuara të Hoxhës, sidomos sa i takon çështjes kombëtare dhe kufijve me Maqedoninë.

Një vend të veçantë në këtë letër Hoxha ja kushton pikërisht direktivave që duhet të zbatonte Lleshi në Dibër sa u takonte kufijve pas kapitullimit të Italisë. Në këto direktiva duket qartë udhëzimi i ardhur nga Moska për PKSH dhe PKJ, për t’i shkrirë të gjithë kufijtë me të cilët Italia kishte projektuar “Shqipërinë natyrale” dhe se “për çështjen e kufijve do të vendosej nga vetë popujt pas Lufte”.

Meraku i Hoxhës në këtë pikë, më shumë se gjithçka tjetër është pushteti dhe gjetja e rrugës për ta vendosur diktatin komunist në një zonë ku kundërshtarët e tyre ishin mjaft të fuqishëm.

Teksi i plotë i letrës:

KOMITETI QENDROR I PARTIS KOMUNISTE SHQIPTARE

Data 24/IX/943

I dashuri shok Haxhi,

Morëm letrën t’uaj dhe ju urojmê pêr suksesin qê patêt dyke zaptuar krujên. Pêr organizimin e pushtetit civil nê qytet lajmëruam të vijnê aty Dr.Dishnica tok me Dr.Nishanin dhe tê formojnê Kshillin nê bazat qê cakton Regullorja. Atje sigurisht do të ket ardhê dhe Bazi Canit, qëndrimi i të cilit do të ishte interesant tê dinim. Sidoqoftë janê dhênê udhëzime Doktorit që nê rast se Bazi asht atje tê fjaloset me të mbi vendimet e Kshillit dhe nê qoftê se ai asht d’akord, tok me tê, të bêhet zgjedhja Kshillit nê mënyrën mê demokratike dhe nëpërmjet konferencave dhe meetingeve tê popullit. Aspak si t’ja dojë qejfi Bazi Canit por si t’a dêshirojë Populli dhe kë tê dojê populli nê bazë tê Regullores qê kemi. Në rast se Bazi s’mban qëndrim tê mirê shokët tê vazhdojnê punên dyke vendosur pushtetin. Ti thuaç shokve përgjegjsa qê ç’do ditë tê mos mungojnë tê bêjnê konferenca në popull, nê rini e në gra. Populli tê kuptojë se ka ardh dita tê shprehi vullnetin e tij dhe tê vendosi vetê dhe jo bajraktarêt.

Për çështjen e ikjes tënde pêr nê Dibêr jemi d’akord me ty d.m.th. ti tê shkoshê me njiherë se prezenca e jote atje ësht e domosdoshme. Sigurisht nê Dibêr do tê gjesh mjaft pengesa por jemi tê sigurt se me nji punê tê rregullt dhe me kriter dyke u mbështetur nê simpatinê qê kanê masat për lëvizjen t’onê do t’arrish nji rezultat konkret. Çështjen e Paris e di mê mirë nga ne, përpjekjet e tyre pêr tê marrê pushtetin janê nê dijenin tênde, gjithashtu dhe metodat që ata përdorin. Përpara kësaj gjëje neve duhet tê bêjmë ç’mos qê nê atê kaos tê dominojmë situatên dhe të drejtojmê punê ndyke imponuar pushtetin t’onê. Pêr kêtë gjê duhet me i vue rêndêsi tê madhe krijimit të Kshillave tê cilat tê marrin në dorê gjith pushtetin dhe pêr t’a kryer kêtê detyrë tê ndihmohen prej tê gjith atyre nêpunsve tê vjetêr tê Shtetit qê nuk janê përzie dhe pêrlyer me okupatorin. Pushteti i jonê duhet t’i japi tê kuptojë popullit me prova se neve dimê t’a qeverisim me drejtêsinê mê të madhe. Për kêtê arsye pêr ç’do seksion pune nê Kshillë tê vihen njerëz tê ndershêm dhe tê vendosur. Asnjë pushtet tjetêr nuk duhet tê ekzistojê për bri t’onit, nuk mund tê ketê njê dyalitet pushteti. Dhe nê qoftê se ndonji klikë si Balli Kombtar tenton tê rikrijoj qeverisin e vjetêr juve të sabotoni me ç’do mênyrë dyke e demaskuar nê Popull si një qeverim qê i sjellê po ato vuajtje dhe mjerime të më parshme. Të krijoni përnjiherë Komandant e vêndit e të qarkut me elementa tê ndershêm të qytetit ose tê fshatit dhe tê mos duket mê xhandari i vjetêr nêpêr rrugê tê mbaji qetêsinê. Këtë t’a mbajnê vullnetarêt tê cilêt të regullohen nêr seksione të ndryshme: Mbajtjen e qetsisê, regullimin e trafikut, ndalimin e vjedhjeve e të spekullimit, sigurimin e ushqimit tê popullit etj. Kto vullnetarê tê veprojnê nên urdhnat e Komandês së Qarkut e cila varet nga Komanda Ushtarake e juej. Formimin e Komandave dhe atê të Pushtetit, shok Haxhi, duhet t’a mirrni me seriozitetin ma të madh pse nga hapat e para qê do tê bëjmê mvaret suksesi i jonë mê pastaj. Me atê Pari qê paraqitet deri diku nê favor të kti pushteti hini kurdoherë nê marëveshtje me ta dhe mos lini asnji rast pêr me shfrytzue antagonizmat e tyre nê mes njêri tjetrit për fitimin e çêshtjes t’onê.

https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?client=ca-pub-4949125196392759&output=html&h=280&slotname=9993924142&adk=2825047008&adf=1765010430&pi=t.ma~as.9993924142&w=750&fwrn=4&fwrnh=100&rafmt=1&format=750×280&url=https%3A%2F%2Fwww.poezidashurie.net%2Flovepoems%2F&fwr=0&fwrattr=true&rpe=1&resp_fmts=3&wgl=1&uach=WyJXaW5kb3dzIiwiNy4wLjAiLCJ4ODYiLCIiLCIxMDguMC41MzU5Ljk0IixbXSxmYWxzZSxudWxsLCI2NCIsW1siTm90P0FfQnJhbmQiLCI4LjAuMC4wIl0sWyJDaHJvbWl1bSIsIjEwOC4wLjUzNTkuOTQiXSxbIkdvb2dsZSBDaHJvbWUiLCIxMDguMC41MzU5Ljk0Il1dLGZhbHNlXQ..&dt=1670340614332&bpp=5&bdt=550&idt=249&shv=r20221129&mjsv=m202211300101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3Db49aa6af4db8bab4-22e83c4c60d80032%3AT%3D1670340548%3ART%3D1670340548%3AS%3DALNI_May8eS8ExufjpJItyTRjtRHBiMsKQ&gpic=UID%3D00000b8e8e26c00e%3AT%3D1670340548%3ART%3D1670340548%3AS%3DALNI_MbfCJ4BDH-w0VGRyb8gaHHRvRkdEg&correlator=3453455055030&frm=20&pv=2&ga_vid=1211708922.1670340587&ga_sid=1670340615&ga_hid=590847959&ga_fc=1&u_tz=60&u_his=3&u_h=768&u_w=1366&u_ah=728&u_aw=1366&u_cd=24&u_sd=1&dmc=4&adx=105&ady=2381&biw=1349&bih=600&scr_x=0&scr_y=0&eid=44759876%2C44759927%2C44759837%2C44773809%2C42531705%2C44777506%2C31071078&oid=2&pvsid=91580454739056&tmod=1762000071&uas=0&nvt=1&ref=https%3A%2F%2Fwww.lajme.al%2Fcategory%2Fdosje%2F&loc=https%3A%2F%2Fwww.lajme.al%2Fenver-hoxha-i-shkruan-haxhi-lleshit-si-ta-besh-zap-dibren-foto%2F&eae=0&fc=896&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C1366%2C0%2C1366%2C728%2C1366%2C600&vis=1&rsz=%7C%7CeEbr%7C&abl=CS&pfx=0&fu=128&bc=31&ifi=1&uci=a!1&btvi=1&fsb=1&xpc=TOkYmTsRxb&p=https%3A//www.lajme.al&dtd=289

Çështja e minoritetit Maqedhonas. – Kemi marrë nji letêr nga Tempoja si edhe nga përgjegjsi i punês Maqedonase nê Dibêr ku ata na shkruanin pêr çështjen e Dibrês dhe tê punês qê duhet zhvilluar atje.

Ti duhet të veprosh kêshtu: dhe kto udhëzime komunikoja dhe shokve tjerê udhëheqês t’organizatês s’atjeshme. Çështja e kufive tê mos tê përmendet aspak ndêr kêto momente jo Dibra duhet tê jetê Jugosllave ose Shqiptare. Neve dimë se çështja e kufive ështê një sêmundje e koklavitur e cila do tê zgjidhet mê vonë; dimê dhe nga ana tjetêr se neve jemi kundra ndarjes qê ka bênë fashizmi dhe jemi për vet-vendosjen e popujve. Për sa i pêrket Dibrês neve dimê qê atje ka nji minoritet Maqedhonas dhe që ky qytet ka qenê në kufitë e vjetra Jugosllave. Në situatên e tashme kur armiku ende në Ballkan, kur gjith Kosova dhe Maqedhonia janë nën thundrën e reaksionit mê tê egêr, kur në qarkun e Dibrês krerêt reaksionarë janê nê këmbë dhe aq tê fortê nê mos mê tepër se nga ne, nuk mund dhe nuk duhet nê kto momente me zbatue vijën e drejtê t’onên pêr sa i përket kufive; pse po tê veprojmê na si na shkruan Tempoja dhe t’a lirojmê Dibrên jo vetëm qê Maqedhonasit nuk do tê jenë nê gjendje tê zotrojnê situatên por reaksioni do t’i goditi rëndê ata edhe neve bashkë, dhe neve ca mê tepêr do të na lêftojê pa mêshirê. Nuk na duket zgjidhja e mirê ajo që na propozoj Tempo, por ne duhet tê ngremê pushtetin t’onê Nacional-Çlirimtar, tê u japim tê drejtat Maqedonasve si minoritet, tê përpiqemi që dhe nga ata tê marrin pjesê nê Kshilin Nacional-Çlirimtar dhe kësisoj tê mundemi tê bindim popullin dhe tê fitojmê besimin e tij. Kur pozitat t’ona tê jenê tê forcuara gjithashtu dhe ato tê Jugosllavêve nê Kosovê, Metohi e Maqedhoni, kur ne tê jemi mê tê fortê se reaksioni ahere kuptohet vet-vetiu se do t’a zbatojmê parimin pêr tê cilin luftojmê. Tyke vepruar në kêtê mënyrê besojmë se nuk jemi nê gabim nê situatat qê paraqiten. Në këtê drejtim i shkruajmë dhe Tempos, por edhe ti kêrko tê biesh në kontakt me të ose me pêrgjegjsin e Partis Jugosllave në Dibêr dhe i shpjego pikpamjen t’onê. Për kêt punê na lajmëro si do tê zhvillohet dhe ju këshillojmê tê veproni me kujdes të madh dhe me nji vllaznim tê plotê.

Mos humbisni asnji rast për me forcu pozitat e Partis t’onê, konferenca tê bêni pa reshtur, celulat tê mblidhen nê regull dhe atje tê merren vendime e tê zbatohen.

Në Krujë vjen shoku Dali i cili do tê ver nê korent pêr misionin e tij q’êsht ngarkuar dhe pêr tê gjitha çështjet e tjera.

Shum tê fala

Për Komitetin Qendror të Partis K.Sh. /tesheshi

FOTO:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here